Vllaznia mund të festojë, UEFA e vendos në vazon e ekipeve të forta në shortin e Ligës së Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2024 | 23:59

Vllaznia mund të festojë, UEFA e vendos në vazon e ekipeve të forta në shortin e Ligës së Konferencës

Vllaznia nuk ia doli të siguronte finalen e madhe për titullin kampion në Superiore, por skuadra e drejtuar nga Tomas Brdariç mund t’i gëzohet faktit se kthehet për të katërtin vit radhazi në kompeticionet europiane.

vllaznia

Në tre vitet e mëparshme shkodranët kanë siguruar në bazë të rezultateve të tyre koeficientin 4 në UEFA dhe ai, në këtë edicion, u ka mjaftuar që të bëjnë një hap të rëndësishëm pasi tashmë do të renditen në vazon e skuadrave të forta në shortin e turit të parë të Ligës së Konferencës. Konfirmimi ka ardhur pas rezultateve të djeshme në disa kompeticone në Europë, ashtu si edhe finalja e Ligës së Europës, që kanë Sjellë zhvendosjet në raunde të ndryshme të skuadrave duke bërë matematikisht të sigurt praninë e Vllaznisë në vazon e skuadrave të forta, ashtu si edhe Tirana.

Kësisoj, shkodranët shmangin kundërshtarë të komplikuar si Zalgiris, Olimpija Ljubjana, Dinamo Tbilisi apo edhe Shkëndija Tetovë, të cilat janë gjithashtu në vazon e parë. Kjo mund të bëjë më të lehtë rrugëtimin në këtë tur të Vllaznisë dhe të ndihmojë në objektivin e shkodranëve për kalimin e të paktën një turi, që do të garantonte të ardhura të rëndësishme për kuqeblutë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"