Vllaznia ia merr dorën Kupës së Shqipërisë, edhe ekipi U-17 shpallet fitues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2022 | 22:35

Vllaznia ia merr dorën Kupës së Shqipërisë, edhe ekipi U-17 shpallet fitues

Klubi i Vllaznisë duket se ia ka marrë dorën Kupave të Shqipërisë, pas ekpit A të drejtuar nga Mirel Josa, sot ka qenë radha e ekipit U-17 për të fituar Kupën e Shqipërisë për grupmoshën U-17 për edicionin futbollistik 2021-2022.

Vllaznia U-17 Kupa e Shqiperise

Në finalen e zhvilluar pasditen e sotme në kompleksin “Internacional Tirana” në Pezë,  shkodranët ia dolën të mundin skuadrën e Durrësi 04, pas një ndeshjeje të çmendur, që u vendos nga vetëm nga penalltitë.

Vllaznia U-17

Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 1-1, ku pjesa e parë e lojës përfundoi me porta të paprekura, ndërsa në fraksionin e dytë u shënuan dy gola në pak minuta.

Fillimisht ishte Durrësi 04 që kaloi në epërsi me Lleshin në minutën e 87-të, ndërsa në minutat shtesë Vllaznia barazoi rezultatin me Dodajn që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në të 91-tën. Në goditjet e 11-metërshave, shkodranët u treguan më të saktë, duke fituar kështu Kupën e Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"