Vllaznia e Milotit, me disa lëvizje në formacion/ Latifi kthehet titullar, Vulaj mund ta…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2023 | 21:02

Vllaznia e Milotit, me disa lëvizje në formacion/ Latifi kthehet titullar, Vulaj mund ta…

Përballja ndaj Bylisit do të jetë sfida e parë zyrtare e teknikut të ri të kuqebluve, Auron Miloti. Ai ka zhvilluar vetëm një takim mes llojit me ekipin e 19-vjeçarëve të akademisë Vllaznia.

Vllaznia Milori ok

Por nisur edhe nga mungesat që kishte në atë takim tekniku Miloti nuk është se arriti të hidhte në fushën e lojës skuadrën më të mirë të mundshme.

Megjithatë ajo që është vënë re edhe në atë takim, por edhe nga sa është shikuar gjatë ditëve të përgatitjeve për përballjen e së shtunës, tekniku Miloti pritet që të bëjë shumë pak lëvizje në formacionet që ka hedhur në fushën e lojës ish-tekniku Josa.

Madje nga sa shikohet ashtu si edhe Josa edhe Miloti mund të ketë pothuajse të njëjtin modul loje.

LËVIZJET – Të vetmet ndryshime që pritet të ketë në formacionin e Milotit është se do të ketë ndoshta në momente shpërthimi dy lojtarë nga tekniku Josa kanë qenë ndër të “penalizuarit”, bëhet fjalë për dyshen Vulaj e Latifi.

I pari u preferuar shumë pak nga Josa për të mos thënë se u nxor edhe jashtë planeve të tij, ndërsa i dyti pas veprimit të bërë në Durrës morri një dënim që mesa duket tani ka rënë poshtë. Megjithatë shtimi i këtyre dy emrave në organikë mund të sjellë edhe suksesin që pret tekniku i ri i kuqebluve në këtë start.

Por ajo që mesa duket se nuk do të ndryshohet mbeten pikërisht shumë emra që kanë mbajtur peshën e këtij sezoni. Edhe ndaj Bylisit pritet që skema të mos ndryshojë, por të mbetet ajo me një 4-3-3, e aplikuar gjatë gjithë këtij sezoni nga ishtekniku Josa. Zogoviç do të jetë sërish portieri i kampionatit duket mbajtur një rekord për minutat e luajtura.

Me rikthimin e Juriçit në gjendjen e tij optimale, kapiteni Gurishta me shumë siguri do të zhvendoset nga e djathta, pozicioni i tij i preferuar. Bulatoviç do të jetë në qendrën e majtë dhe në krah do të jetë Hakaj.

Në mesin e fushës pritet që të shikohet nëse do të preferohet treshja e përbërë nga Jonuzi, Alivoda e Boshnjaku apo tekniku do të ketë hapësirë edhe për Markun, i cili u preferua shumë nga tekniku Josa në të majtë të këtij reparti. Balaj duket se është sërish favorit në majë të sulmit, duke fituar një balatozh me Kainën, por kësaj here pritet që në krahë të ketë Latifin e Hoxhajn, pavarësisht se Çoba herë pas herë është preferuar në të majtë të këtij reparti.

Ajo që mbetet për t’u shikuar është se sa do t’i jepet besim Vulajt, i cili mesa është shikuar gjatë këtyre ditëve ka pasur një marsh tjetër në stërvitjet e tij, por edhe në miqësoren e vetme që kuqeblutë zhvilluan gjatë këtyre ditëve të ndërprerjes së kampionatit.

VLLAZNIA FM

Pas Malës, që tani nuk është më pjesë e planeve, vetëm Smajli është një nga lojtarët që momentalisht shqetëson me dëmtimin e tij teknikun Miloti.

ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"