Vllaznia do menaxhimin e stadiumit, ja situata në kampin shkodran

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2023 | 20:08

Vllaznia do menaxhimin e stadiumit, ja situata në kampin shkodran

Vllaznia kërkon të marrë në administrim për 35 vite stadiumin “Loro Boriçi”, i cili momentalisht zotërohet nga bashkia, e cila nuk është se ka arritur ta mirëmbajë si duhet dhe në pjesë të ndryshme stadiumi po pëson amortizime.

ALBAN XHAFERI 2

Klubi kuqeblu ka takuar dy kandidatët për bashkinë e Shkodrës, Benet Beci dhe Bardh Spahia. Presidenti Alban Xhaferi u ka shtruar atyre “Paktin e zhvillimit të futbollit”, ku pika kryesore është stadiumi.

SHKRESA PËR KANDIDATËT – Dhënia në përdorim afatgjatë për KF Vllaznia të stadiumit “Loro Boriçi”, brenda vitit 2023, sipas ligjit për dhënien në përdorim të aseteve shtetërore për një periudhë 35 vjeçare, ku klubi i futbollit Vllaznia, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare te Futbollit dhe partnerë të tjerë, do të prezantojë një plan mirëmbatjeje të vazhdueshme dhe investimesh për vënien në eficencë të plotë të gjithë strukturave të këtij impianti në funksion të klubit dhe më gjerë, ku cilësohet:

Ndërtimi pranë këtij stadiumi i klinikës së parë fizioterapike, ku mund trajtohen me shërbime të specializuara jo vetëm sportistët, por edhe banorët e qytetit. Ndërtimi i sallave të forcës për ekipet e para dhe rigjallërimi i ambienteve të stadiumit në funksion të KF Vllaznisë. Krijimi i hapësirave funksionale për zhvillimin e aktiviteteve sociale, kulturore dhe rekreative. Krijimi i hapësirave funksionale të parkingut në funksion të stadiumit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"