Vlahoviç injoroi Alegrin, sulmuesi serb nuk pranoi ndërrimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2023 | 13:10

Vlahoviç injoroi Alegrin, sulmuesi serb nuk pranoi ndërrimin

Kur dukej se Dushan Vlahoviç kishte gjetur vazhdimësinë e golit, sulmuesi serb ngeci në një tjetër mbrëmje jo të lumtur për të, duke qenë se shpërdoroi dy raste të pastra për gol në pjesën e parë dhe nuk e pati të lehtë që të gjente më pas hapësira në zonën rivale.

vlahovic

Por çfarë është me e keqja, serbi rikthehet të shfaqë shenja nervozizmi kundër trajnerit të tij, Masimiliano Alegri.

Ky i fundit e thirri në stol në minutën e 62-të për t’i lënë vendimin Arkadiuzh Milikut, por Vlahoviç nuk e mori aspak mirë.

Në fillim hoqi me nervozizëm fashot nga duart dhe i përplasi në tokë ato, ndërsa më pas kaloi dhe injoroi trajnerin e tij duke u ulur dhe shfaqur shenja nervozizmi në stol. Dhe ndoshta, kjo sjellje mund ta dënojë me pankinë, të dielën ndaj Napolit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"