Vlahoviç: Alegri gjithmonë dëshiron të fitojë, njësoj si unë. Është mirë të kesh dikë si ai në pankinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2023 | 13:41

Vlahoviç: Alegri gjithmonë dëshiron të fitojë, njësoj si unë. Është mirë të kesh dikë si ai në pankinë

Sulmuesi i Juventus, Dushan Vlahoviç në një intervistë për mediat italiane, ka folur së fundmi për trajnerin Masimiliano Alegrin. Serbi theksoi se tekniku italian dëshiron vetëm fitore në çdo ndeshje.

Serie A - Juventus v Lazio

“Ai ka një mentalitet fitues që arrin të na e transmetojë. Ai gjithmonë dëshiron të fitojë, si unë. Kjo gjë është shumë e mirë, pasi ndihmon të rritesh në mentalitet. Alegri është një trajner fitues dhe të kesh dikë si ai në stol është një ndihmë e madhe. Kjo është gjëja që më pëlqeu menjëherë tek ai”, deklaroi Vlahoviç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"