Vila: Fitorja me Dinamon erdhi në momentin e duhur, edhe vjet ishim në këtë situatë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2021 | 15:32

Vila: Fitorja me Dinamon erdhi në momentin e duhur, edhe vjet ishim në këtë situatë

Teuta e sheh veten për momentin larg kreut të renditjes, por një nga liderët e skuadrës durrsake, Emiljano Vila, është optimist se deri në fund skuadra do të luftojë për trofeun. Në konferencën për shtyp ai iu përgjigj pyetjeve të “Panorama Sport”, duke treguar këndvështrimin e tij mbi situatën e ekipit, si dhe ndeshjen e radhës që e sheh përballë një rivali të vështirë.

vila

“Vinim nga disa rezultate jo të mira, ndeshja me Dinamon na dha shumë qetësi. Në radhë të parë Arapin e kemi pasur shok se kemi luajtur deri para tre muajsh bashkë. Ai ka qenë futbollist dhe di mirë anën psikologjike të çdo futbollisti, ka punuar me lojtarët dhe besoj se kjo ka ndryshuar diçka.

Nuk mund të them se ekipit i mungon diçka, ekipi është bazuar po te grupi që ka qenë me ndryshime të vogla. Ne do të luftojmë, edhe vjet në këtë situatë kemi qenë. Do të shohim punën tonë që nga ndeshja e nesërme. Por ka shumë rrugë të gjatë, është ndeshje e fortë. Kukësi ka bërë shumë mirë, ne do të futemi në lojë për të marrë maksimumin e kësaj ndeshje. Grupi është shumë i mirë, fitorja na duhej e erdhi në momentin e duhur. Jam shumë i qetë për nesër.

Titulli? Janë 4-5 skuadra që do të luftojnë deri në javët e fundit ndaj nuk do të cilësoja asnjë ekip si më të favorizuar. Është shumë herët për të folur për titull, ndaj Teuta do të shohë punën e vet, të marrë ndeshjet një nga një e shpresojmë deri në fund të shpallemi përsëri kampionë”, tha Arapi.


ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"