VIDEO+SKEDA/ Kur roveshata e Banos çonte Lushnjën në finale, shikoni supergolin dhe stadiumin e tejmbushur 20 vite më parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2020 | 23:09

VIDEO+SKEDA/ Kur roveshata e Banos çonte Lushnjën në finale, shikoni supergolin dhe stadiumin e tejmbushur 20 vite më parë

Lushnja ka provuar dy herë në tri dekadat e fundit për të fituar Kupën e Shqipërisë, por si ndaj Apolonisë në vitin 1998 dhe ndaj Teutës në 2000, nuk ka mundur të marrë trofeun në ndeshjet finale. Në këtë kohë karantine, tifozët lushnjarë kujtojnë me nostalgji ndeshjen e 19 prillit të vitit 2000 ndaj Shkumbinit, kur në stadiumin “Roza Haxhiu” në praninë e rreth 10 mijë tifozëve, lagunarët bënin një nga përmbysjet më të çmendura në gjysmëfinalen e Kupës. Takimi i parë në Peqin kishte përfunduar 3-0 për Shkumbinin dhe Lushnjës në kthim i duhej një mrekulli. Dhe ajo ndodhi.

LUSHNJEEEE

Pas golit të Bardhyl Elezit në minutën e 25-të, e më pas penalltisë së Saimir Malkos në minutën e 50-të, duhet të vinte minuta e 91-të që Lushnja të çonte në kohën shtesë ndeshjen. Pas një goditjeje nga këndi, sulmuesi kryesor i lagunarëve në vitin 2000, Artan Bano, ka shënuar me një roveshatë në hyrje të zonës një prej golave më të bukur të karrierës së tij.

Koha shtesë e asaj ndeshjeje nuk prodhoi gola të tjerë, ndërsa nga penalltitë fitoi 3-1 Lushnja, teksa hero u bë portieri Hektor Premçe. Në finale me Teutën në stadiumin “Qemal Stafa” sërish vendosën penalltitë, për këtë herë lushnjarët gabuan dhe trofeun e fitoi ekipi durrsak.

Skeda e ndeshjes (19 prill 2000)

Lushnja – Shkumbini  3-0 (3-1 me penallti)

Golat: Elezi 25’, Malko (11-m) 50, Bano 91’


Lushnja:
Premçe, Malko, Al.Hysko (Gazheli 46′), Manko, Hasalla, Çuko, Toshkollari, Muka, Omeri, Bano, Elezi. Trajner: Hysen Dedja

Shkumbini: Elezi, Kola, Tosku, Stavre, Mehmeti, Klodian Dervishi, Kaja, Bardhi, Magani, Xhetani, Gjoni (R.Dervishi 80’). Trajner: Ramadan Shehu


Gjyqtar:
Sazan Velçani (Patos)

Kartonë të verdhë: Toshkollari, K.Dervishi


Penalltitë

Çuko gol, Kola (pret Premçe), Muka (jashtë), Tosku (pret Premçe), Gazheli gol, K.Dervishi gol, Toshkollari gol, Kaja (pret Premçe);

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"