VIDEOLAJM/ Plas në Kategorinë e Dytë, skuadra tërhiqet nga fusha sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2024 | 14:34

VIDEOLAJM/ Plas në Kategorinë e Dytë, skuadra tërhiqet nga fusha sepse…

Sot është duke u luajtur sfida mes Maliqit dhe Pogradecit e vlefshme për javën e 12-të në Kategorinë e Dytë.

WhatsApp Image 2024-02-24 at 14.28.39 (1) (1)

Në minutën e 8’ Pogradeci fitoi penallti, por që u humb nga Peqini. E njëjta gjë ndodhi edhe në të 21-ën, por kësaj herë u humb nga Myslimi.

Ndërsa gati në fund të pjesës së parë, portieri i Maliqit, Kostandino Dramolli u ndëshkua me karton të kuq.

Kaq ka mjaftuar që Maliqi të dalë nga fusha dhe të bojkotojë sfidën për 10 minuta.

Tashmë ata janë futur në fushë dhe po zhvillojnë ndeshjen normalisht. Bëjmë me dije që gjyqtari kryesor është Mikele Dyrmishi dhe se pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-0.

WhatsApp Image 2024-02-24 at 14.28.38 (1)  WhatsApp Image 2024-02-24 at 14.28.39 (3)

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"