Videoja që po bën xhiron e internetit, djali i presidentit të Interit shpërthen në lot pas fitores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2018 | 10:54

Videoja që po bën xhiron e internetit, djali i presidentit të Interit shpërthen në lot pas fitores

Emocioneve të forta të super sfidës Lacio-Inter, nuk i ka shpëtuar as Stiven Zhang, djali i presidentit zikaltër Zhnga Jindog.

Presidenti i Interit

27-vjeçari ka shpërthyer në lot, në fundin e ndeshjes, teksa po festonte me skuadrën në fushë së bashku me administratorin e deleguar Alesando Antonelo. Ky moment nuk i ka shpëtuar kamerave dhe videoja e tij është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Zhang

Pavarësisht pasurisë marramendëse dhe postit, emocionet e futbollit arritën ta mposhtin duke bërë që të derdhe lot si një internist i vërtetë. “Premtimi është premtim, me angazhimin e të gjithëve. Më në fund”, shkroi Stiven Zhang pas ndeshjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"