VIDEO/ Zhoao Feliks “hakmerret” ndaj Atletikos së Simeones, ylli portugez i dhuron fitoren Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2023 | 23:04

VIDEO/ Zhoao Feliks “hakmerret” ndaj Atletikos së Simeones, ylli portugez i dhuron fitoren Barcelonës

Barcelona arriti të siguronte një fitore të rëndësishme mbrëmjen e sotme, teksa mposhti Atletikon e Madridit me rezultatin 1-0, falë golit të Zhoao Feliks, i cili ishte në vëmendjen e opinionit publik, si ish i Atletikos, teksa arriti të shënonte golin e vetëm që vendosi sfidën.  

zhoa feliks

Zhoa Felik hakmerret në njëfarë mënyrë ndaj Diego Simoenes, prej të cilit u largua nga kryeqytetasit, duke shënuar në minutën e 28-të në një pozicion shumë të vështirë, prirët me portën. 

Pavarësisht tentativave, pjesa e dytë nuk prodhoi gola, duke bërë që katalanasit të festonin në fund marrjen e 3 pikëve. 

Ky ishte suksesi i 10-të në 15 ndeshje për skuadrën e drejtuar nga Ksavit, që tashmë e shikon veten në vendin e tretë në kuotën e 34 pikëve, 4 më pak se kryesuesit e Realit dhe Gironës.  

LA LIGA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"