VIDEO/ Vora rikthehet te fitorja, mposht në shtëpi Apoloninë dhe “likuidon” zonën “play off”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2024 | 0:23

VIDEO/ Vora rikthehet te fitorja, mposht në shtëpi Apoloninë dhe “likuidon” zonën “play off”

Vora ka arritur të fitojë në shtëpi përballë Apolonisë me rezultatin 1-0, në ndeshjen e parë të javës së 22-të të Kategorisë së Parë.

bandicam 2024-02-24 14-15-39-940

Mjaftoi goli i Raboshtës në fundin e pjesës së parë, që erdhi si pasojë e një gafe në mbrojtje për t’i sjellë tre pikët skuadrës së Klodian Arbërit.

Kështu Vora vazhdon të qëndrojë në vendin e tretë me 42 pikë, duke “likuiduar” zonën “play off”, ndërsa Apolonia vazhdon të jetë në vendin e pestë me 31 pikë, duke e ndjerë akoma presionin nga ndjekësit.

REZULTATET:

VORA 1-0 APOLONIA

Raboshta 43′

RASTI I PRENGAJT (VIDEO)

GOLI I RABOSHTËS (VIDEO)

RASTI I RABOSHTËS (VIDEO)

RASTI I BEJZADES (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE:

VORA: Jata, Imami, Gaio, Shani, Franklin, Meta, Sefa, Prengaj, Raza, Qardaku, Raboshta.

Trajner: Klodian Arbëri

APOLONIA: Harizaj, Hebeja, Ndubuisi, Asllanaj, Shanaj, Bejzade, Jasin, Trifoni, Lumula, Orelesi, Umejiego.

Trajner: Artan Mërgjyshi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"