VIDEO/ Vonesa dhe polemika, Vllaznia merr fitore të artë për Europën përballë Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2023 | 17:11

VIDEO/ Vonesa dhe polemika, Vllaznia merr fitore të artë për Europën përballë Teutës

Vllaznia ka mposhtur Teutën me rezulatin 1-0 në “Loro Boriçi” në ndeshjen e javës së 33 të “Abissnet Superiore”.

vllaznia teuta

Goli i vetëm i sfidës u realizua në minutën e 8′ të sfidës nga Çoba. Ndërkohë Teuta pati shumë raste të arta për të dalë me 1 pikë nga Shkodra, por nuk arritën të finalizojnë.

Me këtë fitore Vllaznia renditet në vendin e 4-të me 46 pikë ndërsa Teuta në të 6-ën me 42 pikë.

 

VLLAZNIA 1-0 TEUTA

8′ Çoba

NGJARJET KRYESORE

90’+10′ Mbyllet sfida!

90’+3′- 90’+7′ Durrsakët pretendojnë për 11-metërsh pas një topi të prekur në zonë, arbitri shkon në VAR dhe nuk e akordon penallti.

90’+3′ Ndërhyn ndaj L. Vilës, ndëshkohet me karton të verdhë Marku.

90′ Jepen 10 minuta shtesë.

89′ Ndërhyn ashpër ndaj Nunjesh, Jazxhi ndëshkohet me të verdhë.

88′ Hoxhaj shënon gol, por anulohet për pozicion jashtë loje.

82′ Largohet Kouro, ka minuta për Halilaj.

81′ Çoba largohet me barelë nga fusha, në lojë Nunjesh.

78′ Latifi lë fushën e lojës, ka minuta për Hoxhaj.

77′ Largohet nga fusha E.Vila në lojë futet Çyrbja.

74’ Kallaku gjuan nga goditja e dënimit drejt portës, topi shkon drejt e në duart e Zogoviçit.

69’ Albion Marku kroson drejt zonës, Hakaj largon rrezikun.

63’ Gjinollari lë fushën i dëmtuar, në lojë futet Goxha.

58’ Kallaku kroson drejt Grudës, ky i fundit godet por Zogoviç bën një pritje të mirë. Provon edhe Marku por topi shkon ngjitur me shtyllën.

55′ Boshnjaku largohet nga fusha i dëmtuar, zëvendësohet nga Alivoda.

53’ Kallaku kroson drejt Grudës, ky i fundit godet drejt portës por topi shkon ngjitur me shtyllën.

47′ Ndërhyn ashpër ndaj Latifit, Kotobelli ndëshkohet me karton të verdhë.

46’ Lorenco Vila nis top të gjatë për Grudën, ky i fundit shumë pranë golit por nuk arrin të bëjë gjë. Shkodranët rrezikojnë për të shënuar autogol.

46′ Nis pjesa e dytë! Dy largime nga Teuta, largohet Qaqi dhe Daci, në lojë Gjinollari dhe Gruda.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë në Shkodër.

45’ Akordohen 3 minuta shtesë.

42’ Daci pason drejt Emiliano Vilës, por kur i fundit nuk arrin të gjuajë drejt portës.

40’ Beqja tenton të kapë në befasi Zogoviç me një goditje nga distanca, por ky i fundit bën një pritje të mirë.

32’ Marku godet drejt portës, Qirko bën heroin për Teutën me një superpritje.

30’ Latifi kroson drejt zonës, Çoba nuk arrin ta kapë topin.

24’ Kundërsulm i frikshëm i Vllaznisë, Çoba nuk kroson tek shoku i skuadrës por provon vetë drejt portës duke shpërdoruar mundësinë e artë.

22’ Kallaku gjuan nga goditja e dënimit, Hakaj largon topin me kokë nga shtylla e parë.

17’ Jonuzi provon me një top të gjatë nga distanca, por nuk ka rrezik për Qirkon.

14’ Kallaku kroson nga goditja e dënimit, Lorenco Vila tenton të gjejë kuadratin me një gjuajtje me kokë, por topi përfundon jashtë.

8’ GOOOL VLLAZNIA 1-0! Pas një aksion fantastik, Çoba i shmanget mbrojtjes durrsake dhe shënon gol duke shkundur rrjetën e Qirkos.

7’ Jonuzi kërkon të krosojë drejt Balajt, por Qaqi ndërhyn duke larguar rrezikun.

4’ Latifi nxjerr një top të gjatë për Markun, por Qirko reagon shpejt dhe arrin ta presë.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET:

VLLAZNIA: Zogoviç, Hakaj, Shehi, Bulatoviç, Boshnjaku, Kruja, Jonuzi, Marku, Latifi, Çoba, Balaj
Trajner: Goce Sedloski

TEUTA: Qirko, Kotobelli, Jazxhi, Qaqi, Marku, Kuro, Beqja, Kallaku, E. Vila, Daci, L. Vila
Trajner: Edi Martini

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"