VIDEO/ Vllaznia e bën festë në Shkodër, mund me dominim Tiranën në “klasike” dhe i afrohet kreut të renditjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2024 | 0:26

VIDEO/ Vllaznia e bën festë në Shkodër, mund me dominim Tiranën në “klasike” dhe i afrohet kreut të renditjes

Vllaznia vazhdon me ritmin e kampionit, duke mundur kësaj radhe në shtëpi Tiranën, në atë që cilësohet “klasikja” e futbollit shqiptar, me rezultatin 3-1, e vlefshme për javën e 26-të të Superiores.

F.Hazisllari

F.Hazisllari

Kuqeblutë e bënë akoma dhe më të bukur festën e përgatitur nga shkodranët për këtë takim, duke e nisur sfidën në mënyrën më të mirë.

Goli i parë erdhi me Juriç në minutën e 21’, ndërsa Balaj shënoi dhe të dytin në fundin e pjesës së parë.

Pjesa e dytë nisi sërish me shkodranët më dominues, por bardheblutë arritën të shkurtonin diferencën në minutën e 78’ me Nikqin. Por kjo shpresë “u thye” brenda dy minutash, me Balajn që realizoi në gol një penallti të fituar nga Sala.

Kështu Vllaznia ngjitet sërish në vendin e dytë me 46 pikë, tre më pak se Egnatia kryesuese. Nga ana tjetër, Tirana vazhdon të vuajë, duke u renditur në vendin e gjashtë me 35 pikë dhe duke qëndruar kështu jashtë zonës së “Final 4”.

REZULTATI:

VLLAZNIA 3-1 TIRANA

Juriç 21′, Balaj 45+1′, (P) 80′ / Nikqi 78′

KOMENTI LIVE:

90+3′ Mbyllet sfida në “Loro Boriçi” me fitoren 3-1 të Vllaznisë!

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

80′ GOOOL VLLAZNIA 3-1/ Balaj nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë. (VIDEO)

79′ PENALLTI PËR VLLAZNINË! Hoxhallari pengon në zonë Salën dhe Jorgji akordon 11-metërsh për shkodranët. (VIDEO)

78′ GOOOL TIRANA 2-1/ Aksion fantastik nga ana e bardhebluve, me Përgjonin që hedh një top për Nikqin dhe ky i fundit e çon drejt rrjetës. (VIDEO)

75′ Zëvendësim te Vllaznia. Largohet mala dhe në vendin e tij futet Sala.

68′ Patrik provon me një gjuajtje fluturimthi nga distanca, por topi shkon mbi kuadrat. (VIDEO)

67′ Zëvendësim te Vllaznia. Largohet Boshnjaku dhe në vendin e tij futet Çoba.

65′ Gruda kalon bukur kundërshtarët dhe godet nga distanca, me topin që shkon jashtë kuadratit. (VIDEO)

62′ Zëvendësim te Tirana. Largohet Lushkja dhe në vendin e tij futet Nikqi.

57′ Boshnjaku provon me një gjuajtje tokazi nga goditja e dënimit, por ndalet nga Kozi. (VIDEO)

56′ Haxhiu shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

53′ Gruda provon me një gjuatje nga distanca, e cila ndalet nga Kozi. (VIDEO)

46′ Zëvendësim te Tirana. Largohet mici dhe në vendin e tij futet Patrik.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45+1′ GOOOL VLLAZNIA 2-0/ Balaj merr një top në zonë mjaft të bukur nga Mala dhe me të djathtën ndëshkon Kozin. (VIDEO)

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

43′ Gruda pengohet nga Lulaj, me shkodranët që protestojnë për kartonin e dytë të verdhë për mbrojtësin e bardhebluve, por Jorgji lë lojën të vazhdojë. (VIDEO)

37′ Jonuzi provon me një predhë nga distanca, por topi shkon shumë larg kuadratit të portës.

24′ Një skemë nga Mala në goditjen e dënimit që hedh topin për Grudën, me tentativën e këtij të fundit që ndalet nga shtylla. (VIDEO)

23′ Lulaj shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

21′ GOOOL VLLAZNIA 1-0/ Topi ngel në zonë pas një krosimi nga këndorja, me Juriç që godet me kokë dhe e çon në rrjetë. (VIDEO)

9′ Balaj hedh një top në zonë për Grudën, por tentativa e këtij të fundit shkon mbi kuadrat. (VIDEO)

8′ Smajli provon me një gjuajtje me të majtën nga distanca, tentativa e të cilit shkon jashtë kuadratit.

1′ Starton sfida në “Loro Boriçi”!

FORMACIONET ZYRTARE:

VLLAZNIA: Mehidri, Smajli, Juriç, Stojanoviç, Hakaj, Krymi, Alivoda, Boshnjaku, Mala, Gruda, Balaj.

Trajner: Qatip Osmani

TIRANA: Kozi, Lulaj, Hoxhallari, Mici, Haxhiu, Jonuzi, Deliu, Përgjoni, Lushkja, Latifi, Abazaj.

WhatsApp Image 2024-03-02 at 16.58.43

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"