VIDEO/ Vjen zyrtarizimi, Partizani prezanton pasardhësin e Skukës te të kuqtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2023 | 22:22

VIDEO/ Vjen zyrtarizimi, Partizani prezanton pasardhësin e Skukës te të kuqtë

Një ditë pas largimit të Xhuliano Skukës drejt klubit të Metz në Francë, Partizani ka bërë prezantimin zyrtar të sulmuesit i cili pritet të jetë alternativa e re në sulmin e skuadrës së drejtuar nga Xhovani Kolela. Ashtu siç kishte paralajmëruar “Panorama Sport”, sulmuesi i ri është 20-vjeçari Fabian Shahaj.

shahaj

Lojtari i cili ka luajtur në Holandë në këto vite, duke qenë pjesë e klubit të Ado Den Hag, është huazuar te të kuqtë për pjesën e mbetur të sezonit, ndërsa do të shihet në vijim nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e të kuqve edhe pas kësaj eksperience 6 mujore.

NJOFTIMI I PARTIZANIT

FK Partizani zyrtarizon afrimin e Fabian Shahaj në familjen e kuqe. Drejtuesit dhe lojtari kanë arritur marrëveshjen me klubin holandez ADO Den Hag për huazimin e sulmuesit 20 vjeçar. Shahaj i cili ka qenë edhe pjesë i ekipit tonë përfaqësues U-19, me Partizanin do të provojë edhe eksperiencën e parë në kampionatin tonë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"