VIDEO/ Vjen fitorja e dytë radhazi, Besa mund Luzin dhe i largohet fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2024 | 23:50

VIDEO/ Vjen fitorja e dytë radhazi, Besa mund Luzin dhe i largohet fundit

Besa e ka nisur shumë mirë vitin 2024 dhe sot, me fitoren e dytë radhazi, ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm për t’iu larguar zonës së ftohtë të klasifikimit.

kategoria-e-pare-1

 

Skuadra kavajase ka mundur në transfertë ekipin e Luzit, në ndeshjen e cila në fakt është luajtur në stadiumin e qytetit të Lushnjës për shkak të dënimit që u dha nga Disiplina për këtë të fundit.

Ekipi i Besës e nisi ndeshjen mirë me një gol të shpejtë të Mustafa Ba dhe ishte në kontroll të plotë të lojës, ndonëse iu desh që të priste deri në minutat e fundit kur u akordua penalltia e transformuar saktësisht nga Perja, që të dyfishonte shifrat dhe hipotekonte fitoren.

LUZI 2008 0-2 BESA

9′ Mustafa Ba, 83′ (p) Perja

GOLI I PERJES (VIDEO)

GOLI i BA  (VIDEO)

sdsdasdasadsdaasd

FERIZ FERIZAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"