VIDEO/ Vinisius bëhet viral në mes të ndeshjes, humbet rastin e artë dhe shkon për të dhënë… autografe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2023 | 8:58

VIDEO/ Vinisius bëhet viral në mes të ndeshjes, humbet rastin e artë dhe shkon për të dhënë… autografe

Ylli i Real Madrid, Vinisius Zhunior është kthyer në personazhin e momentit në rrjetet sociale. Sulmuesi brazilian ishte pjesë e një ndeshjeje bamirësie, e zhvilluar nga Roberto Karlos, Ronaldo dhe Ronaldinjo.

vinisius

Vinisus u aktivizua nga një pjesë loje për të dyja skuadrat, ndërkohë që është kthyer në personazhin e ndeshjes. Ai merr një pasim nga Dibala dhe del i vetëm përballë portierit, por si rrallë herë e humbet shansin për të shënuar.

Megjithatë, Vinisus nuk është mërzitur shumë për këtë rast të humbur duke qenë se pak sekonda pasi humbi rastin, firmosi disa fanella dhe autografe të tifozëve që ishin në stadium. E gjitha kjo ndodhi kur portieri kundërshtar po bëhej gati që të riniste ndeshjen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"