VIDEO/ Vijon tensioni Mbape-Enrike, Donaruma kapet me gjyqtarin e katërt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2024 | 13:17

VIDEO/ Vijon tensioni Mbape-Enrike, Donaruma kapet me gjyqtarin e katërt

Nuk duket ambient i qetë për PSG-në në prag të Champions. Parizienët barazuan 1-1 dje me vendin e fundit në kampionat.

mbape enrike

Një ndeshje që është pasuar nga disa moment tensioni. Në fillim ka ardhur një debat në fushë mes Mbape dhe trajnerit Enrike.

Më pas ka qenë Donaruma që ka patur një përplasje verbale me arbitrin e katërt në tunelin që çon te dhomat e zhveshjes. Zemërimi i portierit italian ka qenë i lidhur me minutat shtesë të dhëna në një ndeshje që ka pasur disa ndërprerje. Ish-ylli i Milan-it, ashtu si gjithë skuadra e tij, është befasuar kur është ngritur tabela që tregonte minutat shtesë të akorduara. Fërshëllima e trefishtë ka ardhur në minutën e 94-t, Donaruma është mrekulluar për katër minutat shtesë, që sipas tij kanë qenë shumë pak në krahasim ne ndërprerjet e vazhdueshme gjatë ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"