VIDEO/ Vihet nën urdhrat e Klose, “ëndrra milaniste” e Partizanit zyrtarizohet në Austri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2023 | 21:36

VIDEO/ Vihet nën urdhrat e Klose, “ëndrra milaniste” e Partizanit zyrtarizohet në Austri

Partizani e kërkoi, por mori një “jo” të prerë. Marko Lazetiç ishte për pak kohë ëndrra e Partizanit për merkaton e janarit. Sulmuesi serb i Milanit, kërkonte një skuadër ku të luante rregullisht dhe të kuqtë kryeqytetas ia ofruan një mundësi të tillë.

lazetic

Por 18-vjeçari raportohet se ka refuzuar ofertën për të luajtur në Shqipëri dhe kërkoi një sistemim tjetër, të cilin e gjeti vetëm në ditët e fundit të merkatos. Nga sot, Lazetiç është një lojtar i klubit të Altah në Bundesligën austriake.

Futbollisti do të jetë nën urdhrat e Miroslav Klose, i cili drejton këtë ekip, teksa do të jetë në huazim nga Milani deri në fund të këtij edicioni. Duke parë zhvillimet dhe paraqitjet që do të dhurojë te skuadra austriake, Milani do të vendosë në verë se çfarë të bëjë me lojtarin, i cili ka qenë një nga “bastet” deri tani të dështuara të Paolo Maldinit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"