VIDEO/ Veprimi i çuditshëm i futbollistit të Liverpulit, shikoni si i ul mbathjet përpara se të asistojë për Van Dajk

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2023 | 23:56

VIDEO/ Veprimi i çuditshëm i futbollistit të Liverpulit, shikoni si i ul mbathjet përpara se të asistojë për Van Dajk

Një veprim aspak normal i mbrojtësit të Liverpulit, Trent Alëksandër-Arnold është duke bërë xhiron e rrjetit. Teksa shkoi për të harkuar një top nga këndi, i cili u shndërrua në një asist për Van Dajk, futbollisti i Liverpulit, në mënyrë krejt të çuditshme, uli mbathjet, duke ekspozuar të pasmet. Një veprim ky që rezultoi fatsjellës, pasi në këtë moment skuadra e Jurgen Klop gjeti golin e avantazhit.  

Screenshot_4-11-1130x635

Gjithsesi anglezi u dha tifozëve në stadium dhe atyre para televizionit një pamje të papritur të të pasmeve të tij, e cila është duke bërë xhiron e rrjetit.  

Është për t’u çuditur që 25-vjeçari nuk e ndjeu të ftohtit e dimrit në Shefield përpara se të gjuante, duke ulur mbathjet më shumë seç duhet…  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"