VIDEO/ Vendos goli i Rashicës, Skënderbeu mposht Kukësin dhe rikthehet tek fitorja në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2024 | 0:04

VIDEO/ Vendos goli i Rashicës, Skënderbeu mposht Kukësin dhe rikthehet tek fitorja në kampionat

Skënderbeu ka mposhtur Kukësin me rezultatin minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Superiore.

WhatsApp Image 2024-02-11 at 18.57.31

Korçarët arritën të fitonin 3 pikët falë golit të vetëm të shënuar gjatë ndeshjes. Rashica bëri heroin për vendësit duke i rikthyer tek fitorja skuadrën e Gvozdenoviçit.

Pas këtij triumfi, Skënderbeu shkon në kuotën e 28 pikëve dhe pozicionohet në vendin e 7-të. Ndërsa Kukësi renditet në vendin e fundit me 19 pikë.

SKËNDERBEU 1-0 KUKËSI

6′ Rashica

NGJARJET KRYESORE

90’+6′ Mbyllet ndeshja, fiton Skënderbeu!

90’+3’ Largohet Rabiu, futet Janaqi.

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

85’ Verilindorët pretendojnë për 11-metërsh, arbitri vijon lojën. (VIDEO)

82’ Hasaj ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli të shkaktuar.

81’ Fejzaj lë fushën e lojës, ka minuta për Hasaj.

78’ Da Mota shpërdoron rastin e artë përballë portës duke gabuar me shënjestrën. (VIDEO)

69′ Ermir Rashica lë fushën e lojës, ka minuta për Nikaj.

66′ Largohet Lala në lojë futet Solodovnikov.

61’ Shkakton faull dhe proteston, Liço ndëshkohet me karton të verdhë.

46′ Pjesa e dytë nis me zëvendësime nga të dyja skuadrat. Largohet Beshiraj në lojë Karlos Rivas. Lika lë fushën e lojës, ka minuta për Juri Merlim.

45’+5′ Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e vendasve!

45’+4′ Dumfur ndëshkohet me karton të verdhë.

45′ Akordohen 4 minuta shtesë.

33’ Rashica gjuan drejt portës së Tafas por topi shkon jashtë. (VIDEO)

30’ Shaqe largohet nga loja, zëvendësohet nga Vangjeli.

26’ Shaqe ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Salamit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

23’ Salami gjuan nga goditja e këndit, Gërço largon rrezikun nga zona.

16’ Duka ndëshkohet me karton të verdhë.

13’ Korçarët pretendojnë për 11-metërsh, arbitri vijon lojën. (VIDEO)

8’ Largohet Dragoshi, në lojë futet Duka.

6’ GOOOL SKËNDERBEU 1-0/ Pas një rrëmuje në zonë, Rashica tund rrjetën e kundështarit. (VIDEO)

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

SKËNDERBEU: Alia, Gërço, Ramos, Prençi, Shaqe, Rabiu, Dumfur, Lika, Liço, Rashica, Frenklin

Trajner: Ivan Gvozdenoviç

KUKËSI: Tafas, Lala, Zenunaj, Lamçe, Dragoshi, Fejzaj, Lleshi, Murati, Da Mota, Salami, Beshiraj

Trajner: Emiljano Çela

WhatsApp Image 2024-02-11 at 16.53.08

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"