VIDEO/ Vendi i tretë shkon për Italinë, “axurrët” mundin Holandën dhe ruajnë medaljen e bronzit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2023 | 22:22

VIDEO/ Vendi i tretë shkon për Italinë, “axurrët” mundin Holandën dhe ruajnë medaljen e bronzit

Italia ka arritur të fitojë “finalen e vogël” kundër Holandës për vendin e tretë dhe të katërt të Ligës së Kombeve për këtë sezon, me rezultatin 2-3.

mWgCss3aP88Nboq

 

“Axurrët” e nisën mjaft mirë këtë takim, duke gjetur golin e parë me Dimarkon në minutën e 6’ dhe 14 minuta më vonë me Fratezin.

“Tulipanët” provuan shumë, duke pretenduar dhe dy herë për penallti. Golin për të rihapur sfidën e gjetën në minutën e 68’ me Bergvajn, por Kieza 5 minuta më vonë shënoi dhe golin e tretë për “axurrët”.

Vajnaldum shënoi gjithashtu në fund për të rihapur dhe njëherë sfidën, por “tulipanët” ishin të pafat. Kështu Italia arriti të fitojë medaljen e bronztë në këtë kompeticion për të dytën herë radhazi, ndërsa Holanda zhgënjeu në shtëpinë e saj duke e mbyllur në vendin e katërt.

REZULTATI 

HOLANDË 2-3 ITALI

Begvajn 68′, Vajnaldum 89′ / Dimarko 6′, Fratezi 20′, Kieza 73′

NGJARJET KRYESORE:

90’+11′ Mbyllet sfida!

90′ Akordohen 9 minuta shtesë.

89′ GOOOL HOLANDA 2-3/ Vajnaldum merr një top në zonë dhe ndëshkon Donarumën.

83′-85′ Pas një goditje dënimi topi shkon te Veghorst që e çon në rrjetë. Pas shqyrtimit nga VAR, goli anulohet për pozicion të parregullt.

78′ Kieza provon me një gjuajtje potente nga distanca, e cila shkon mbi kuadrat.

76′ Zëvendësim te Holanda. Largohet Vifer dhe në vendin e tij futet Virman.

74′ Zëvendësim te Italia. Largohet Dimarko dhe në vendin e tij futet Spinaxola.

73′ GOOOL ITALIA 1-3/ Kieza lëviz bukur në zonë dhe me një gjuajtje me të djathtën ndëshkon portierin.

68′ GOOOL HOLANDA 1-2/ Topi shkon te këmbët e Bergvajn dhe sulmuesi me një lëvizje të bukur nxjerrë jashtë loje Dimarkon dhe shënon me të majtën.

64′ Zëvendësim i dyfishtë te Italia. Largohen Raspadori e Gnoto, në vendin e tij futen Kieza e Zaniolo.

63′ Tjetër zëvendësim te Holanda. largohet Simons dhe në vendin e tij futet Kupmainers.

52′ Gakpo provon me një gjuajtje nga distanca, e cila shkon jashtë kuadratit.

47′ Gakpo del i vetëm përballë Donarumës, por ky i fundit arrin të ndalë goditjen e holandezit.

46′ Tre zëvendësime te Holanda. Largohen Malen, Girtruida dhe Lang, në vendet e tyre futen Bergvajn, Vajnaldum dhe Veghorst.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+6′ Mbyllet pjesa e parë!

45+1′ Dumfris godet me kokë dhe topi ndalet nga Açerbi, me “tulipanët” që pretendojnë sërish për një 11-metërsh, por gjyqatri dhe VAR-i nuk mendojnë kështu.

45′ Akordohen 6 minuta shtesë.

40′ Gakpo del i vetëm përballë Donarumës, p[or tentativa e tij shkon jashtë kuadratit, duke shpërdoruar një rast të artë.

34′ Dimarko shkelmon topin, ndërkohë që aksioni kishte përfunduar dhe për këtë ndëshkohet me karton të verdhë.

27′ Dimarko provon me një gjuajtje nga distanca, e cila shkon mbi kuadrat.

20′-23′ GOOOL ITALIA 0-2/ Topi shkon te Fratezi pas një përplasje në zonë dhe i vetëm me portierin nuk gabon. Pretendohet për një prekje me dorë, por pas tre minutash, goli konfirmohet dhe nga VAR-i.

14′ Van Dajk provon me një gjuajtje me kokë, e cila ndalet nga mbrojtja italiane, por holandezët pretendojnë një top të prekur me dorë nga Toloi. Gjyqtari lë lojën të vazhdojë.

6′ GOOOL ITALIA 0-1/ Dimarko merr një top në zonë dhe me një gjuajtje me të majtën ndëshkon “tulipanët”.

3′ Dumfris provon me kokë pas një krosimi në zonë, por topi shkon mbi kuadrat.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

2132123

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"