VIDEO/ Vazhdon rënia e Lacios, Fiorentina e mund me përmbysje dhe i rrëmben vendin në renditje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2024 | 23:23

VIDEO/ Vazhdon rënia e Lacios, Fiorentina e mund me përmbysje dhe i rrëmben vendin në renditje

Lacio vazhdon të zhgënjejë në këtë sezon të Serisë A, ku lë pikë rregullisht e sidomos me skuadrat me të cilat është në luftë direkte për një vend në Europë. Sot, skuadra e drejtuar nga Mauricio Sarri, është mundur në transfertë me përmbysje nga Fiorentina.

f5e2235d-009a-481f-97a0-3df6249f6a89

Lacialët shënuan të parët me Luis Alberton në pjesën e parë të takimit, edhe pse nuk shfaqën një lojë të mirë ofensive. Por pjesa e dytë e ndeshjes ishte një tablo që foli plotësisht vetëm për Fiorentinën. Ajo fillimisht barazoi rezultatin me Kajode e më pas përmbysi shifrat falë Bonaventura, duke siguruar një sukses të rëndësishëm 2-1.

Kështu, ekipi i qytetit të Firences ngjitet në vendin e 7 në renditjen e Serisë A, duke kaluar pikërisht Lacion, që tani e sheh veten 8 pikë larg zonës Champions.

GOLI I LUIS ALBERTO (VIDEO)

GOLI I KAJODE (VIDEO)

GOLI I BONAVENTURA (VIDEO)

sadasdsdsaadsadsads

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"