VIDEO/ VAR-i i prish mendjen Kridens Metës, njihuni me moviolën e Kastrioti-Egnatia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2023 | 14:45

VIDEO/ VAR-i i prish mendjen Kridens Metës, njihuni me moviolën e Kastrioti-Egnatia

Kjo sfidë pati vetëm një rast të diskutueshëm, që u zgjidh me ndërhyrjen e VAR-it, duke detyruar kryesorin Kridens Meta të ndryshojë vendimin e parë.

1212

Bëhet fjalë për rastin e minutës së 22-të, ku Malota ndërhyn ndaj Grecës në kufijtë e zonës së rreptësisë. Fillimisht kryesori Meta akordon penallti dhe karton të verdhë.

Thirret nga VAR-i dhe pasi sheh pamjet filmike, ndryshon komplet vendim. Akordon goditje dënimi dhe karton i kuq për mbrojtësin e Egnatias.

Moment shumë i dyshimtë, që solli pakënaqësi nga të dyja ekipet, sepse krutanët donin penallti, ndërsa rrogozhinasit pretendonin për simulim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"