VIDEO/ U mjafton vetëm një gol ndaj Tunizisë, Australia fiton dhe i bën presion Francës dhe Danimarkës për kualifikimin në fazën tjetër në Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2022 | 14:33

VIDEO/ U mjafton vetëm një gol ndaj Tunizisë, Australia fiton dhe i bën presion Francës dhe Danimarkës për kualifikimin në fazën tjetër në Botëror

Australia ka arritur të triumfojë minimalisht 0-1 ndaj Tunizisë, e vlefshme për Grupin D të Botërorit “KATAR 2022”.

AUSTRALIA 1

Përfaqësueses australiane u ka mjaftuar goli i Djuk në minutën e 23′, pas një aksioni në kundërsulm me sulmuesin, i cili godet bukur me kokë duke e dërguar në fundin e rrjetës.

Kjo ishte fitorja e parë e australianëve në këtë edicion të Botërorit duke hedhur një hap drejt kualifikimit në fazën me eliminim direkt, ndërsa Tunizia ende nuk e ka provuar shijen e fitores në këto dy ndeshje të zhvilluara në Kupën e Botës.

STATISTIKAT E FAQES SË SPECIALIZUAR, “SOFA SCORE” –

316373564_461101882770906_3528180575226802609_n

FT | TUNIZI 0-1 AUSTRALI

Djuk 23′

MOMENTET KRYESORE TË NDESHJES –

PËRFUNDON SFIDA!

90′ Arbitri i katërt ka akorduar 6 minuta shtesë!

74′ Australia rrezikshëm me Moj me këtë të fundit që godet portën nga distanca me topin që shkon fare pranë traversës.

66′ Tunizia proteston për një rast për penallti për prekje të topit me dorë, por arbitri kryesor vijon normalisht lojën.

46′ Nis pjesa e dytë! Topin e parë të fraksionit të dytë e luan përfaqësuesja tuniziane.

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45′ Arbitri i katërt ka akorduar 5 minuta shtesë!

23′ GOOOL AUSTRALIA 0-1! Kundërsulm nga ana tjetër, tani me australianët që janë të saktë duke e konkretizuar me gol, me autor Djuk, i cili finalizon me kokë pas një krosi në zonë.

20′ Kundërsulm i frikshëm i tunizianëve, por nuk arritën dot ta konkretizonin si duhet këtë aksion.

1′ Starton sfida! Topin e parë të takimit e luan përfaqësuesja e Australisë.

FORMACIONET ZYRTARE –

TUNIZIA –

tu

AUSTRALIA –

au

STATISTIKAT E FAQES SË SPECIALIZUAR, “SOFA SCORE”

316583694_1209739376277195_6363133400033180450_n

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"