VIDEO/ U kishte dhënë detyrë shtëpie lojtarëve të Spanjës për të gjuajtur 1000 penallti, deklarata e Enrikes bëhet virale pas eliminimit nga Botërori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2022 | 21:35

VIDEO/ U kishte dhënë detyrë shtëpie lojtarëve të Spanjës për të gjuajtur 1000 penallti, deklarata e Enrikes bëhet virale pas eliminimit nga Botërori

Spanja u mposht nga Maroku me penallti në fazën e 1/8-ave finale. Por një moment është bërë viral, dhe kush tjetër mund të protagonist përveç trajnerit Luis Enrike.

Collage Maker-06-Dec-2022-09.26-PM

Në konferencën e djeshme për mediat, Enrike tregoi se i kishte vendosur secilit prej lojtarëve të tij “detyrën e shtëpisë” për të praktikuar 1000 penallti përpara Kupës së Botës FIFA, duke thënë se është i bindur se ato nuk janë short.

“Më shumë se një vit më parë, në një nga kampet e Spanjës, u thashë atyre se duhej të arrinin këtu me të paktën 1000 penallti të kryera. Unë imagjinoj se ata i kanë bërë detyrat e shtëpisë. Nëse prisni derisa të arrini këtu për të praktikuar penalltitë… (nuk do të mjaftojë). Është një moment tensioni maksimal, një kohë për të treguar nervat dhe që mund ta gjuash penalltinë në mënyrën që ke vendosur, nëse e ke stërvitur një mijë herë”, u shpreh ai.

Mesa duket trajneri e paska parashikuar si mund të shkonte sfida, por lojtarët e tij nuk i paskan bërë mirë “detyrat e shtëpisë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"