VIDEO/ U godit me kokë nga kapiteni i Shënkollit, shikoni momentin kur gjyqtari transportohet me ambulancë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2023 | 23:26

VIDEO/ U godit me kokë nga kapiteni i Shënkollit, shikoni momentin kur gjyqtari transportohet me ambulancë

Rikthehet dhuna në futbollin shqiptar! Një ngjarje e paprecedentë u regjistrua në duelin mes Shënkollit dhe Sopotit, teksa në minutën e 85-të, kapiteni i Shënkollit, Bledar Zefi, goditi me kokë gjyqtarin Abdurrahman Kadria, duke e bërë për në spital arbitrin nga Peshkopia.  

bandicam 2023-10-28 22-56-55-703

Mësohet se arbitri ka shkuar menjëherë për mjekim në spitalin e Lezhës, pasi ka pasur një të çarë në pjesën e fytyrës.  Pas këtij momenti, ndeshja është ndërprerë, ndërkohë që disa orës pas incidentit, policia ka arrestuar në flagrancës kapitenin e Shënkollit, Bledar Zefi.  

Për më tepër shikoni pamjet kur gjyqtari transportohet me ambulancë, pas goditjes që mori me kokë nga Zefi:  

SHIKONI PAMJET (KLIKO KËTU)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"