VIDEO/ Tuci sërish protagonist, Sparta e Pragës triumfon në derbin ndaj Slavias dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2024 | 0:03

VIDEO/ Tuci sërish protagonist, Sparta e Pragës triumfon në derbin ndaj Slavias dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës

Indrit Tuci sërish protagonist me fanellën e Spartës së Pragës. Sulmuesi shqiptar asistoi në triumfin 2-3 që skuadra e tij arriti në supersfidën ndaj Slavias së Pragës, që i siguroi Spartës një biletë për në raundin gjysmëfinal të Kupës së Çekisës. 

tuci laci sparta

Vendasit e Slavias shënuan dy herë në minutën 39 dhe 47 teksa Sparta nuk u dorëzua duke vendosur baraspeshën me Olatunjin në minutat 55 dhe 70, për golin e parë kontribuoi sulmuesi shqiptar Indrit Tuci që dhuroi asistin. Titullar në këtë përballje ishte edhe Qazim Laçi. 

Tuci qëndroi në fushë 58 minuta, ndërsa Laçi 71. Golin e fitores për Spartën e Pragës e shënoi Karabec në minutën e 114-të me penallti.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"