VIDEO/ Triumf force përballë rivalëve direkt, Prestige shtang Basanian në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2023 | 9:00

VIDEO/ Triumf force përballë rivalëve direkt, Prestige shtang Basanian në fund

Prestige tregon edhe një herë se është një nga më të fortat e Kategorisë së Tretë. Dje skuadra e drejtuar nga Mandrit Dulo ka arritur të fitojë ndaj Basanias në transfertën e Bushatit në një ndeshje “thriller”, e mbyllur 1-2. Ekipi kryeqytetas mposhti një rival direkt për ngjitjen në të Dytën mes kushtesh të vështira të terrenit dhe shkon në kuotën e 7 pikëve. Ndeshja e radhës është ndaj Arnisës, një tjetër rival direkt.

prestige

PJESA E PARË – Ndeshja nis e luftuar nga të dyja skuadrat. Prestige shfaqet i vendosur “gardh” në mbrojtje dhe “i rrufeshëm” në daljet e shpejta. Basania sheh si armë vetëm vertikalizimet me topa të gjatë.

Rrezikun e parë e prodhon Prestige në të 8-ën me një goditje në hyrje të zonës nga Mersini, që përfundon ngjitur me shtyllën. Pas disa minutash të qeta, vjen edhe goli për skuadrën e Prestige.

Dalje e bukur nga krahët, me Ademin, që nga e djathta hedh një top në zonën e vogël, aty ku portieri Keita nuk kontrollon dot dhe e lë për Aldo Branicën. Qendërsulmuesi ka vetëm detyrën për ta shtyrë topin në rrjetë dhe i jep avantazhin të tijve pas vetëm 18 minutash lojë.

Pas golit të pësuar, Prestige kujdeset më shumë për mbrojtjen, duke i lënë terren kundërshtarit dhe u përpjekur për ta mbajtur në zona të parrezikshme, larg portës. E në pjesën e parë ia doli mjaft mirë.

PJESA E DYTË – Ekipi vendës e nis me mjaft frymëzim këtë fraksion dhe arrin të realizojë që në minutën e 55-të me Milën, i cili shënoi një gol të ngjashëm me atë të Prestige. Pas golit djemtë e drejtuar nga Mandrit Dulo ndryshuan strategji, duke qenë më ofensivë dhe rrezikuar më shumë portën e Keita, veçanërisht nga krahët.

Për një kohë të konsiderueshme ndeshja ishte deri diku e barabartë, me skuadrat që kishin disa mundësi të volitshme, por pa saktësinë e duhur. Në minutat e fundit Prestige shfrytëzon freskinë e lojtarëve të futur nga stoli dhe arrin të gjejë golin e avantazhit.

Në të 85-ën Kodhelaj merr një top në mesfushë dhe me një pasim të gjatë, nxjerr Zrimeg përballë portierit. Sulmuesi libian nuk gabon dhe me një finalizim të ftohtë tund rrjetën dhe shënon golin e fitores.

+5465

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"