VIDEO/ Trepça fiton Ligën Unike në Vlorë, trofeu thyhet në copa pa filluar mirë festimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2024 | 22:43

VIDEO/ Trepça fiton Ligën Unike në Vlorë, trofeu thyhet në copa pa filluar mirë festimet

Trepça triumfon në Ligën Unike 66-67 në sekondat e fundit në ndeshjen finale të luajtur në Vlorë kundër Golden Eagle Ylli. Por ajo që bëri më shumë përshtypje përveç finales dramatike, ishte ceremonia e dorëzimit të trofeut.

WhatsApp Image 2024-03-31 at 9.48.01 PM (1)

Një situatë e paprecedent ndodhi në momentin e dorëzimit të Kupës, teksa ajo u thye e tëra sapo u ngrit nga kapiteni i skuadrës nga Mitrovica duke u shpërbërë në copa.

WhatsApp Image 2024-03-31 at 9.47.58 PM (1)

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"