VIDEO/ Traversë dhe raste të pastra në fund, Partizani dhe Dinamo e mbyllin pa gola derbin e kryeqytetit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2023 | 0:02

VIDEO/ Traversë dhe raste të pastra në fund, Partizani dhe Dinamo e mbyllin pa gola derbin e kryeqytetit

Partizani dhe Dinamo janë ndarë në një barazim pa gola në sfidën e dytë të javës së 14-të të Superiores.

partizani dinamo

Një sfidë e cila nuk kishte shumë histori në pjesën e parë, por që u ndez në të dytën.

Blutë patën dy raste të pastra me Denison dhe Prodanin, por që nuk u finalizuan siç duhet. Nga ana tjetër, “demat” i shkuan dy herë golit në fund me Mensah dhe debutuesin Birçaj të cilët u ndalën nga portieri Sali dhe traversa.

Kështu Partizani merr barazimin e dytë radhazi dhe momentalisht ngjitet në vendin e parë. nga ana tjetër, Dinamo shkon në tre ndeshje radhazi pa pësuar dhe pesë radhazi pa humbje, duke qëndruar në vendin e pestë.

REZULTATI:

PARTIZANI 0-0 DINAMO

K.V.: Sembene 53′, Hadroj 57′

KOMENTI LIVE:

90+5′ Mbyllet sfida pa gola!

90+2′ Zëvendësim te Partizani. Largohet Rrapaj dhe në vendin e tij futet Kote.

90+1′ Birçaj bën një kthim të rrezikshëm me topin që përplaset në tyraversë, ndërsa Mensah provon me një gjuajtje me kokë që shkon jashtë. (VIDEO)

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

86′ Maget lëshon një predhë nga distanca, që devijohet nga Mensah, por Sali arrin ta ndalë mrekullisht. (VIDEO)

85′ Zëvendësim te Partizani. Largohet Taipi dhe në vendin e tij futet Birçaj.

77′ Behiratçe godet me kokë dhe topi shkon te Prodani, por ky i fundit godet mbi kuadrat. (VIDEO)

74′ Dy zëvendësime te Dinamo. Largohen Mija dhe Zabërgja, në vendet e tyre Smaçi dhe Prodani.

68′ Zabërgja provon me kokë pas një krosimi nga këndorja, por tentativa e tij shkon jashtë. (VIDEO)

64′ L. Vila hyn në zonë dhe rrëzohet duke protestuar për një penallti, por Jorgji lë lojën të vazhdojë. (VIDEO)

61′ Dy zëvendësime të tjera te Partizani. Largohen Mba dhe Mehmeti, në vendet e tyre futen Mensah dhe E. Vila.

57′ Hadroj ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.

56′ Kaçorri rrëmben topin në zonë dhe e pason për Denison, por ky i fundit nuk godet siç duhet dhe e çon jashtë. (VIDEO)

53′ Sembene shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

47′ Kristian Mba rrëzohet në zonë dhe proteston për një 11-metërsh, por Jorgji dhe më pas VAR-i konfirmojnë se nuk ka kontakt. (VIDEO)

46′ Zëvendësim te Partizani. Largohet Da Silva dhe në vendin e tij futet Keko.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+3′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

43′ Sembene provon me një gjuajtje nga shumë afër, me Salin që ishte në vendin e duhur për t’i mohuar golin. (VIDEO)

41′ Kaçorri provon me të majtën, por tentativa e tij devijohet dhe shkon në këndore.

28′ Vazhdon qarkullimi i topit nga të dyja skuadrat në mesfushë, duke provuar të krijojnë raste.

13′ Zabërgja hedh një krosim në zonë, që e arrin Andoni, por që nuk e çon dot drejt portës. (VIDEO)

7′ Rrapaj provon me një predhë nga distanca, por Sali sërish i mohon golin të kuqve. (VIDEO)

6′ Taipi godet me të majtën nga distanca, por Sali e ndal me të dyja duart tentativën. (VIDEO)

4′ Maget provon me një gjuajtje nga distanca, e cila devijohet dhe kontrollohet pa probleme nga Sali.

1′ Starton sfida në “Arenën e Demave”!

FORMACIONET ZYRTARE:

PARTIZANI: Qirko, Hadroj, Murataj, Sembene, Janjeva, Rrapaj, Mehmeti, Maget, Taipi, Da Silva, Mba.

Trajner: Arbër Abilaliaj

DINAMO: Sali, Marku, Hoxha, Behiratçe, Lorran, Zabërgja, Mija, Andoni, L. Vila, Denison, Kaçorri.

Trajner: Dritan Mehmeti

64654

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"