VIDEO/ Tirana “ngec” dhe në Elbasan, Laçi i mohon fitoren bardhebluve me një lojtar më pak

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2024 | 23:37

VIDEO/ Tirana “ngec” dhe në Elbasan, Laçi i mohon fitoren bardhebluve me një lojtar më pak

Tirana është ndalur në barazim me Laçin në “Elbasan Arena”, me rezultatin që shënoi 1-1.

lulaj sobouejll

Sfida e vlefshme për javën e 25-të të Superiores nisi me emocione, me skuadrat që ishin kërkuese që në fillim, teksa për kurbinasit çdo gjë u bë më e vështirë pas daljes me karton të kuq të Paulo Silvës në minutën e 18’ të takimit.

Sfida u zhbllokua në minutën e 54’ me ish-kapitenin e Laçit, Regi Lushkjën, i cili shënoi falë një predhe duke kaluar në avantazh bardheblutë.

Gjithsesi kurbinasit nuk u dorëzuan, teksa golin e barazimit e gjetën në minutën e 78’ me Myrtën, i cili kishte vetëm disa sekonda që ishte në lojë.

Kështu Tirana ngjitet sërish në vendin e katërt, me 35 pikë, po aq sa dhe Dinamo, teksa Laçi ndodhet mes mbijetesës dhe “Final 4” me 30 pikë të grumbulluara në vendin e 7-të.

REZULTATI:

TIRANA 1-1 LAÇI

Lushkja 54′ / Myrta 78′

KOMENTI LIVE:

90+4′ Mbyllet sfida në Elbasan me rezultatin 1-1!

90+3′ Dajko shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

87′ Abazaj ul një top për Hoxhallarin, me këtë të fundit që godet me të majtën, por ndalet nga Dajsinani. (VIDEO)

78′ GOOOL LAÇI 1-1/ Aksion i bukur nga ana e lojtarëve kurbinas, me topin që ngel në zonë dhe Myrta me të djathtën çon topin në rrjetë. (VIDEO)

78′ Zëvendësim te Laçi. Largohet Sobouejll dhe në vendin e tij fytet Myrta.

77′ Zëvendësim te Tirana. Largohet Patrik dhe në vendin e tij futet Tola.

76′ Kryeziu tenton me një gjuajtje potente nga goditja e dënimit, por tentativa e tij ndalet nga Kozi. (VIDEO)

66′ Zëvendësim i detyruar te Tirana. Largohet Meta i dëmtuar dhe në vendin e tij futet Jaku.

64′ Dy zëvendësime te Laçi. Largohen Barjamaj dhe Mjaki, në vendet e tyre Kordeiro dhe Tresa.

62′ Ujka lëviz bukur në hyrje të zonës dhe godet me të majtën, por topi ndalet pa probleme në duart e Kozit. (VIDEO)

54′ GOOOL TIRANA 1-0/ Lushkja lëshon një predhë nga brenda zonës dhe e çon topin në rrjetë. (VIDEO)

51′ Abazaj provon me një gjuajtje brenda zonës, duke u ndalur nga Dajsinani. (VIDEO)

48′ Hoxhalari godet me kokë, tentativa e të cilit ndalet nga Dajsinani. (VIDEO)

47′ Latifi lëshon një gjuatje të bukur nga goditja e dënimit, por Dajsinani arrin ta devijojë. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë!

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

44′ Lushkja provon nga distanca, me topin që shkon jashtë kuadratit. (VIDEO)

39′ Barjamaj provon me një gjuajtje nga brenda zonës, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

34′ Abazaj provon me një predhë nga distanca, e cila shkon jashtë kuadratit. (VIDEO)

22′ Zëvendësim te Laçi. Largohet manellari dhe në vendin e tij futet Da Silva.

18′ KARTON I KUQ PËR LAÇIN! Lushkja pengohet në hyrje të zonës dhe gjyqtari ndëshkon me karton të kuq Paulo Silvën. (VIDEO) + (VIDEO)

15′ Sobouejll lëviz bukur dhe provon me një të djathtë potente, por Kozi bën detyrën duke i mohuar golin. (VIDEO)

12′ Lushkja provon me një të majtë jashtë zone, por tentativa e tiij shkon larg kuadratit të portës.

10′ Silva provon me një gjuajtje me kokë, me topin që shkon jashtë kuadratit. (VIDEO)

9′ Mici shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë,

8′ Patrik godet me kokë dhe më pas e devijon Hoxhallari, por Dajsinani e kontrollon topin me duar.

1′ Starton sfida në “Elbasan Arena”!

FORMACIONET ZYRTARE:

TIRANA: Kozi, Lulaj, Hoxhallari, Mici, Haxhiu, Meta, Jonuzi, Lushkja, Abazaj, Latifi, Patrik.

Trajner: Erbim Fagu

LAÇI: Dajsinani, Mjaki, Paulo Silva, Kurti, Dajko, Prodani, Manellari, Ujka, Kryeziu, Barjamaj, Sobouejll.

Trajner: Mirel Josa

WhatsApp Image 2024-02-26 at 16.38.38

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"