VIDEO/ Tirana në gjysmëfinalen e Kupës, bardheblutë kualifikohen mes dramës së penalltive përballë Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2024 | 23:55

VIDEO/ Tirana në gjysmëfinalen e Kupës, bardheblutë kualifikohen mes dramës së penalltive përballë Teutës

Tirana është skuadra që është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës përballë Teutës në “Elbasan Arena”, në takimin që u mbyll me rezultatin 1-1 dhe u vendos vetëm falë penalltive.

bandicam 2024-03-06 16-26-14-938

Sfida nis më mirë për durrsakët, të cilët provuan disa herë, deri sa gjetën golin me anë të Peposhit, i cili nuk gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit në minutën e 28’.

Pjesa e dytë nisi me ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, me bardheblutë që u munduan të gjenin rrugën e rrjetës, teksa në minutën e 73’ pretenduan dhe për një penallti, por gjyqtari, pas rishikimit me VAR, e anuloi vendimin e tij të parë për një 11-metërsh, duke shkaktuar shumë polemika.

Në minutën e 90+7’ ishte Latifi, i cili në frymën e fundit mbajti gjallë shpresën e bardhebluve, duke rivendosur baraspeshën, me takimin që shkoi në shtesë, e cila gjithashtu nuk solli fitues.

“Ruleta” e penalltive u buzëqeshi bardhebluve, të cilët fituan me rezultatin 6-5, ku për ta gaboi vetëm Jonuzi, teksa shënuan Latifi, Mici, Përgjoni, Lulaj, Nikqi dhe Haxhiu. Nga ana tjetër, për durrsakët gabuan Kotobelli dhe jazxhi, me Kozin që u kthye në hero.

Kështu Tirana shkon në gjysmëfinalen e Kupës, teksa Teuta tashmë duhet të fokusohet në kampionat, ku vetëm aty mund të shpëtojë sezonin.

REZULTATI:

TIRANA 1-1 TEUTA (6-5 P)

Latifi 90+7′ / Peposhi (P) 28′

KOMENTI LIVE:

PENALLTITË:

7-Jazxhi godet dhe ndalet nga Kozi. Fiton Tirana. (VIDEO)

7-Haxhiu godet dhe shënon. 6-5 për Tiranën. (VIDEO)

6-Arifi godet dhe shënon. Teuta barazon 5-5. (VIDEO)

6-Nikqi godet dhe shënon. 5-4 për Tiranën. (VIDEO)

5-Peposhi godet dhe shënon. Teuta barazon 4-4. (VIDEO)

5-Lulaj godet dhe shënon. 4-3 për Tiranën. (VIDEO)

4-Beqja godet dhe shënon. Teuta barazon 3-3. (VIDEO)

4-Përgjoni godet dhe shënon. 3-2 për Tiranën. (VIDEO)

3-Kotobelli godet dhe ndalet nga Kozi. Vazhdon 2-2 rezultati. (VIDEO)

3-Jonuzi godet dhe ndalet nga Vata. Vazhdon 2-2 rezultati. (VIDEO)

2-Gjini godet dhe shënon. Teuta barazon 2-2. (VIDEO)

2-Mici godet dhe shënon. 2-1 për Tiranën. (VIDEO)

1-Kruja godet dhe shënon. Teuta barazon 1-1. (VIDEO)

1-Latifi godet dhe shënon. 1-0 për Tiranën. (VIDEO)

120+1′ Nuk ka fitues as në shtesën e dytë! Sfida do të vendoset nga 11-metërshat!

120′ Akordohet 1 minutë shtesë.

118′ Cereni provon me kokë, me topin që shkon jashtë kuadratit. (VIDEO)

113′ Zëvendësim te Teuta. Largohet Lloci dhe në vendin e tij futet Qaqi.

111′ Jonuzi provon me një gjuajtje, e cila shkon jashtë kuadratit. (VIDEO)

109′ Zëvendësim te Tirana. Largohet Hoxhallari dhe në vendin e tij futet Tola.

109′ Kozi ndëshkohet me karton të verdhë për vonesa loje.

106′ Nis shtesa e dytë!

105+4′ Mbyllet shtesa e parë!

105′ Akordohen 2 minuta shtesë.

103′ Latifi provon me një gjuajtje nga distanca, por topi shkon mbi kuadrat. (VIDEO)

102′ Jazxhi shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Latifit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

101′ Jaku bie në zonë pas një përplasje me Arifin, por gjyqtari lë lojën të vazhdojë. (VIDEO)

92′ Haxhiu merr një top brenda zonës dhe godet me të djathtën, me topin që shkon jashtë kuadratit. (VIDEO)

91′ Nis koha e parë shtesë!

90+8′ Mbyllet koha e rregullt në “Elbasan Arena”, me sfidën që shkon në kohën shtesë!

90+7′ GOOOL TIRANA 1-1/ Nikqi godet dhe topi ndalet me duar jashtë zone nga Vata, teksa më pas Latifi me portën bosh e çon drejt rrjetës. (VIDEO)

90+4′ Zëvendësim te Teuta. Largohet Daci dhe në vendin e tij futet Demirçani.

90+3′ Mici shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

90+1′ Dy zëvendësime te Tirana. Largohen Lushkja dhe Patrik, në vendet e tyre futen Jaku dhe Cereni.

90′ Akordohen 7 minuta shtesë.

88′ Zëvendësim te Teuta. Largohet Boçi dhe në vendin e tij futet Kotobelli.

87′ Lulaj shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

73′-76′ Latifi godet me kokë dhe topi përplaset në topin e Gjinit, me gjyqtarin që akordon si fillim 11-metërsh. Pas rishikimit me VAR, Ferataj tërhoqi vendimin e tij. (VIDEO) + (VIDEO)

72′ Lushkja shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

69′ Zëvendësim te Teuta. Largohet Daja dhe në vendin e tij futet Arifi.

68′ Patrik provon me një gjuajtje nga brenda zonës, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat. (VIDEO)

65′ Zëvendësim te Tirana. Largohet Deliu dhe në vendin e tij futet Mici.

61′ Hoxhallari godet nga shumë afër, por Vata ndërhyn në mënyrë të shkëlqyer për t’i mohuar golin e barazimit. (VIDEO)

58′ Zëvendësim te Tirana. largohet Abazaj dhe në vendin e tij futet Nikqi.

56’ Jazxhi provon me kokë, me topin që ndalet nga Kozi. Më pas vjen Daci për të goditur, por tentativa e tij përplaset te Kozi dhe shkon në traversë. (VIDEO)

47′ Hoxhallari lëshon një predhë nga goditja e dënimit, por topi përplaset në traversë. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë!

45+4′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

44′ Daci provon të godasë me një roveshatë, por Kozi e kontrollon topin pa probleme. (VIDEO)

28′ GOOOL TEUTA 0-1/ Peposhi nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë. (VIDEO)

25′ PENALLTI PËR TEUTËN! Topi përplaset në dorën e Përgjonit pas gjuajtjes së Dajës dhe gjyqtari akordon 11-metërsh për durrsakët. (VIDEO)

22′ Jonuzi shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

21′ Peposhi provon me një gjuajtje brenda zonës, por tentativa e tij ndalet nga Kozi. (VIDEO)

18′ Deliu provon me një gjuajtje nga distanca, e cila kontrollohet pa probleme nga Vata.

14′ Daci shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Hoxhallarit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

6′ Lojtarët durrsakë protestojnë për një prekje të topit me dorë nga ana e Lulaj, por gjyqtari lë lojën të vazhdojë. (VIDEO)

4′ Përgjoni shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

1′ Starton sfida në “Elbasan Arena”!

FORMACIONET ZYRTARE:

TIRANA: Kozi, Haxhiu, Lulaj, Hoxhallari, Përgjoni, Jonuzi, Deliu, Lushkja, Patrik, Abazaj, Latifi.

Trajner: Erbim Fagu

TEUTA: Vata, Kruja, Jazxhi, Gjini, Gjinollari, Daja, Beqja, Lloci, Peposhi, Daci, Boçi.

Trajner: Edi Martini

ghdfh

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"