VIDEO/ Tirana i jep leksion Teutës, e mund me tre gola në Elbasan dhe hedh një hap të sigurt drejt finales së Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2023 | 0:18

VIDEO/ Tirana i jep leksion Teutës, e mund me tre gola në Elbasan dhe hedh një hap të sigurt drejt finales së Kupës

Tirana ka dominuar ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë përballë Teutës në Elbasan, duke triumfuar me rezultatin 3-0.

bandicam 2023-04-26 18-42-57-630

Pjesa e parë ishte e fjetur, por u ndez vetëm në fund me një gol të shënuar nga Hasani. Në pjesën e dytë bardheblutë ishin më kërkues të cilët gjetën rrjetën dhe dy herë të tjera me Lulajn dhe Lushkjan.

Nga ana tjetër reagimi i durrsakëve ishte i dobët me shumë pak raste të provuara, duke mos e vënë aspak në vështirësi portierin Bekaj.

Kështu Tirana hedh një hap të sigurt drejt finales së Kupës, ndërsa Teuta duhet të shpresojë te një përmbysje në ndeshjen e kthimit në “Niko Dovana”.

REZULTATI:

TIRANA 3-0 TEUTA

Hasani 43′, Lulaj 65′, Lushkja 71′

KOMENTI LIVE:

90+4′ Mbyllet sfida me fitoren e Tiranës!

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

89′ Daci provon me kokë dhe topi shkon te Daci, me tentativën e këtij të fundit që përplaset në shtyllë.

85′ Zëvendësim te Teuta. Largohet E. Vila dhe në vendin e tij futet Çyrbja.

84′ Zëvendësim te Tirana. Largohet Gjumsi dhe në vendin e tij futet Tafa.

80′ Marku provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

76′ Deliu shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

75′ Tre zëvendësime te Tirana. Largohen Lushkja, Hasani, dhe Përgjoni, në vendet e tyre futen Qefalija, Berisha dhe Iseni.

73′ Hasani provon me një gjuajtje me kokë, por Pano Qirko arrin ta ndalë.

71′ GOOOL TIRANA 3-0/ Lushkja del i vetëm përballë Qirkos dhe nuk gabon duke shënuar dhe golin e tretë.

68′ Gruda pengohet në zonë dhe pretendon për penallti, me gjyqtarin që e lë lojën të vazhdojë. Më pas kundërsulm i Lushkjës i cili pengohet brenda zonës që gjithashtu kërkon penallti. Nuk ka asgjë sipas arbitrit dhe VAR-it.

67′ Zëvendësim te Tirana. Largohet Hila dhe në vendin e tij futet Deliu.

65′ GOOOL TIRANA 2-0/ Behiratçe provon me kokë dhe Lulaj e devijon për ta çuar në rrjetë.

64′ Një krosim i rrezikhëm nga Lushkja, por Qirko arrin ta devijojë për t’i mohuar golin.

62′ Lulaj provon nga afër me kokë, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

59′ Zëvendësim te Teuta. Largohet Qaqi dhe në vendin e tij futet Boçi.

56′ Rimal Haxhiu lëshon një gjuajtje potente nga distanca, e cila ndalet sërish nga Pano Qirko.

54′ Aksion i bukur nga lojtarët e Tiranës që finalizohet me një gjuajtje të Lushkjës, por Qirko e ndal pa probleme.

53′ Zëvendësim te Teuta. Largohet L. Vila dhe në vendin e tij futet Daci.

48′ Hasani hedh një top të bukur për Gjumsin në zonë, i cili provon me të parën, por Qirko i mohon golin.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+4′ Mbyllet pjesa e parë!

45+3′ Hasani shkakton një ndërhyrje të parregullt dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

45+2′ Lushkja provon me një gjuajtje nga distanca, e cila shkon mbi kuadrat.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

43′-45′ GOOOL TIRANA 1-0/ Behiratçe hedh një top mjaft të mirë për Hasanin dhe ky i fundit nuk gabon përpara portës. Gjithçka u konfirmua dhe nga VAR-i pas protestave të lojtarëve të Teutës.

41′ Hila provon me një gjuajtje nga distanca, por Qirko arrin të grushtojë sërsih.

27. L. Beqja shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

24′ Gjumsi provon me një gjuajtje me të djathtën, por Qirko arrin t’i mohoj golin kryeyqytetatsve.

14’ Top në thellësi për Grudën, Bekaj del dhe kontrollon pa shumë vështirësi.

13’ Përgjoni provon me një goditje nga distanca, por pa iu afruar portës së skuadrës durrsake.

5′ Lushkja hedh një krosim drejt zonës nga goditja e dënimit, por ndalet pa probleme nga portieri Qirko.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

TIRANA: Bekaj, Toshevski, Behirtaçe, Lulaj, Përgjoni, Lushkja, Aleksi, Hila, Gjumsi, Hasani, Haxhiu.

Trajner: Orges Shehi

TEUTA: Qirko, Jazxhi, Qaqi, Beqja, Kuro, Marku, Gjinollari, Kallaku, E. Vila, L. Vila, Gruda.

Trajner: Edi Martini

WhatsApp Image 2023-04-26 at 17.26.07

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"