VIDEO/ Teuta i falet Beqjas, mposht Kastriotin dhe i afrohet zonës së Europës
Teuta mposhti Kastriotin me rezultatin 1-0 në “Niko Dovana” në ndeshjen e vlefshme për javën 34-të të Kategorisë Superiore.Goli i vetëm i sfidës u realizua në minutën e 3-të nga Beqja. Të dyja ekipet tentuan të shënonin, por nuk arritën të finalizonin.
Me këtë fitore Teuta renditet në vendin 5-të me 45 pikë ndërsa Kastrioti në vendin e fundit me 35 pikë.
TEUTA 1-0 KASTRIOTI
3′ Beqja
GOLI I BEQJAS
FORMACIONET ZYRTARE
TEUTA: Qirko, Goxhaj, Kotobelli, Kuros; Marku, Kallaku, Beqja, E. Vila, Gjinollari, L. Vila, Gruda.
Trajner: Edi Martini
KASTRIOTI: Sali; Kodra, Stojanoviç, Karakaçi, Zogaj; Hasani, Mehmeti, Onanuga, Kamara; Greca, Rexhinaldo
Trajner: Emiliano Çela
Arbitri kryesore: Olsid FeratajPANORAMASPORT.AL
