VIDEO/ Teo Hernandez dhe Menja i japin fund krizës së Milanit, kuqezinjtë mundin rivalët për zonën Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2023 | 0:00

VIDEO/ Teo Hernandez dhe Menja i japin fund krizës së Milanit, kuqezinjtë mundin rivalët për zonën Champions

Milani i jep fund krizës, duke regjistruar pas katër ndeshjesh pa suksese një fitore të rëndësishme që e mban në vendin e tretë në klasifikim. Kuqezinjtë e Piolit kanë mundur me shifrat 1-0 Fiorentinën, një skuadër e cila këtë vit kërkon kualifikimin në zonën e Ligës së Kampioneve.

milan fiorentina

Ndeshja është vendosur nga goli i minutave shtesë në pjesën e parë nga Teo Hernandez, i cili transformoi saktësisht një penallti të cilën e kishte fituar po vetë. Më pas, kuqezinjtë u mbrojtën mirë dhe pavarësisht tentativave të Fiorentinës, ruajtën avantazhin për tre pikë të arta për renditjen falë ndërhyrjeve të Menja.

MILAN-FIORENTINA 1-0
45’+2′ (p) Hernandez

sasdadsasdasdasda

NGJARJET KRYESORE

90’+8’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Milanit

90’+6’ Mandragora ka mundësinë e artë për të barazuar shifrat, por Menja i mbyll hapësirën dhe ai godet në kokë portierin. (VIDEO)

89’ Lopez i afrohet golit me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, sfera shkon jo shumë larg shtyllës në të djathtë të Menja. (VIDEO)

75’ Joviç del i vetëm para portës, por ndalet nga Terraçiano në mënyrë të shkëlqyer. (VIDEO)

73’ Tjetër kërkesë për penallti e Fiorentinës, këtë herë për prekje me dorë të Loftus-Çik në zonë. përsëri vendimi është i njëjtë si në të mëparshmin. (VIDEO)

68’ Fiorentina kërkon penallti për një prekje të topit me dorë në zonë të Kalabria, gjyqtari dhe VAR nuk e shohin në të njëjtën mënyrë. (VIDEO)

61’ Niko Gonzalez tenton kros në zonë nga e djathta, sfera devijohet dhe ndalet nga shtylla e largët e portës së kuqezinjve (VIDEO)

53’ Menja gabon në rivënien e topit, por Niko Gonzalez nuk përfiton me një gjuajtje që shkon jashtë portës. (VIDEO)

50’ Sulm i shpejtë nga ana tjetër me Beltran i cili nuk kontrollon si duhet para Menja dhe portier i heq topin nga këmbët duke shmangur një gol të sigurt. (VIDEO)

49’ Hernandez harkon nga e majta për Çukvueze, i cili gjuan me kokë por gjen Terraçianon në pozicion. (VIDEO)

45’+3’ Mbyllet me avantazhin e Milanit pjesa e parë.

45’+2’ GOOOL MILANI! Kuqezinjtë kalojnë në avanatzh me penalltinë e shënuar nga Teo Hernandez. (VIDEO)

45’+1’ Sulm i shpejtë i kuqezinjve me Teo Hernandez i cili futet në zonë dhe rrëzohet nga Parisi. Gjyqtari bën shenjë nga pika e bardhë e penalltisë. (VIDEO)

44’ Pas goditjes nga këndi, Pobega provon të gjejë rrjetën me kokë, por gjen përgjigjen e Terraçianos. (VIDEO)

43′ Iniciativa e radhës e Milanit me Kalabria nga e djathta, Terraçiano shpëton përsëri dhe Pulisiç nuk ia del të kthejë topin në rrjetë.

39’ Edhe Fiorentina sulmon dhe ka një mundësi të artë të rrezikojë me Niko Gonzales, por gjuajtja e tij nuk gjen kryqëzimin e shtyllave të Menja. (VIDEO)

30’ Kalabria nga e djathta shfaqet në pozicion goditje por çon topin në duart e portierit të miqve. (VIDEO)

23’ Rasti i parë i ndeshjes vjen me një gjuajtje të Pulisiç e cila devijohet mbi traversë nga portieri. (VIDEO)

1’ Nis dueli në “San Siro”.

FORMACIONET ZYRTARE

MILAN (4-2-3-1): Menja; Kalabria, Çau, Tomori, Teo Hernandez; Musah, Pobega; Çukvueze, Reijnders, Pulishiç; Joviç.
Trajner: S. Pioli

FIORENTINA (4-2-3-1): Terraçiano, Parisi, Milenkoviç, Martinez Kuarta, Biragi; Artur, Dunkan; Niko Gonzalez, Bonaventura, Sotil; Beltran.
Trajner: V. Italiano

dfggfgdgddg

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"