VIDEO/ Tentoi të thyente rekordin e kërcimit të vendosur nga vetë ai, por shikoni si dështon Kristiano Ronaldo
Videoja e Kristiano Ronaldos duke u përpjekur të thyejë rekordin e tij të kërcimit në ajër në Arabinë Saudite është bërë virale në rrjetet sociale.
38-vjeçari u përpoq të thyente rekordin e tij në kërcim, disa vite më vonë por dështoi. Ai përpiqet, por nuk i afrohet fare. Siç shihet edhe në video, Ronaldo kërceu “vetëm” 2.23 metra.
Rekordin ylli portugez e kishte arritur në fanellën e Real Madridit kundër Junajtid në vitin 2013 (2.93 metra), më pas kundër Sampdorias me fanellën e Juventusit (2.56 metra).
CR7 vazhdon të mbetet aktiv, ku në 20 ndeshje në të gjitha garat për Al-Nassr këtë sezon ai ka shënuar 18 gola dhe ka dhënë 9 asistime.
CR7 trying to beat his own jumping record ??
? IG/dnfc77 pic.twitter.com/0J6sawfYhR
— 433 (@433) December 6, 2023
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
![](http://www.panorama.com.al/sport/wp-content/static/klikoperkepanoramaonline.jpg)