VIDEO/ Tension, raste të shumta dhe karton i kuq! Tirana dhe Dinamo ndajnë pikët në derbin e dytë të sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2023 | 0:03

VIDEO/ Tension, raste të shumta dhe karton i kuq! Tirana dhe Dinamo ndajnë pikët në derbin e dytë të sezonit

Tirana dhe Dinamo kanë ndarë pikët në stadiumin “Selman Stërmasi”, në sfidën e javës së 10-të të Superiores.

dhgfj

Dueli u zhbllokua në minutën e 40 nga Hasani, i cili kaloi në avantazh bardheblutë. Kështu pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Ndërkohë pjesa e dytë nisi shumë mirë për Dinamon, teksa në minutën e 51-të rikthyen baraspeshën përmes Denison. Në minutën e 74-të Guadiabi doli me karton të kuq duke lënë me 10 futbollistë skuadrën e Mehmetit.

Gjatë derbit nuk munguan rastet e shumta si dhe tensioni mes Hasanit dhe Gudiabisë.

REZULTATI

TIRANA 1-1 DINAMO

Hasani 40’/ 51′ Denison

KOMENTI LIVE:

90’+6′ Mbyllet dueli.

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

86′ Dy zëvendësime nga Tirana. Largohen Doka dhe Deliu, ka minuta për Micin dhe Tolën.

85′ Lorran largohet nga fusha me barelë, në vend të tij futet Allmuça. Largohet edhe Denison për ti lënë vendin Tushës.

77′ Largohet nga fusha Hila në lojë futet Haxhiu. Zëvendësim edhe në radhët e Dinamos, Vila lë fushën për Mijën.

74’ Gudiabi merr një tjetër karton të verdhë pasi shkelmon me këmbë Deliun në kokë, largohet nga fusha me të kuq. (VIDEO)

71’ Kaçorri ndërhyn ashpër ndaj Hoxhallarit dhe ndëshkohet me karton të verdhë

70’ Hasani përplaset me Gudiabi, të dy ndëshkohen me kartonë të verdhë. (VIDEO)

69’ Largohet nga fusha Lushkja, në lojë futet Jonuzi.

69’  Zabërgja gjuan drejt portës, Kozi bën mrekullinë dhe I mohon golin e sigurt. (VIDEO)

67’ Smaçi ndërhyn ashpër ndaj Hilës dhe ndëshkohet me karton  të verdhë.

65’ Kaina lëshon predhën nga jashtë zonës, topi shkon mbi traversë. (VIDEO)

64’ Zabërgja dërgon një top në zonë për Kaçorrin por ky i fundit nuk arrin ta kapë.

63’ Përgjoni shkakton faull ndaj Zabërgjas dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

61’ Behiratçe gjuan me kokë drejt portës, Kozi i thotë jo një goli të tij.

51′ GOOOL DINAMO 1-1/ Denison nuk fal në afërsi të portës, godet dhe rikthen baraspeshën. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë, largohet Karamba në lojë Kaçorri.

45+4′ Mbyllet pjesa e parë!

45+2′ Karamba godet nga brenda zonës, por Meta e devijon topin dhe e çon në këndore. (VIDEO)

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

40′ GOOOL TIRANA 1-0/ Abazaj hedh një top në zonë që devijohet nga Sali, me Hasanin që ishte në vendin e duhur, në kohën e duhur për ta çuar në rrjetë. (VIDEO)

35′ Kaina hedh një top mjaft të bukur për Lushkjan në zonë, me këtë të fundit që nuk e dërgon dot në portën thuajse bosh. (VIDEO)

33′ Abazaj hedh një top pë Hasanin, me këtë të fundit që godet me të majtën, teksda tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

30′ Karamba provon të surprizojë Kozin, me këtë të fundit që ndal goditjen e mesfushorit pa probleme. (VIDEO)

28′ Denison provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij ishte e dobët dhe shkon pa probleme në duart e Kozit.

27′ Hasani provon me një gjuajtje me të majtën nga distanca, por topi shkon jashtë kuadratit. (VIDEO)

25′ Behiratçe i ndërhyn Lushkjes në zonës, me bardheblutë që protestojnë për penallti. Gjyqtari lë lojën të vazhdojë. (VIDEO)

23′ L. Vila provon me një gjuajtje me të majtën, por Kozi arrin ta ndalë topin. (VIDEO)

19′ Abazaj përfiton nga një gabim në mbrojtje dhe godet, me Salin që tregohet i vëmendshëm dhe i mohon golin. (VIDEO)

15′ Denison provon nga goditja e dënimit, por topi devijohet nga muri.

9′ Karamba provon me një gjuajtje brenda zonës, por ndalet nga mbrojtja bardheblu.

1′ Starton sfida në “Selman Stërmasi”!

FORMACIONET E MUNDSHME:

TIRANA: Kozi, Doka, Hoxhallari, Meta, Përgjoni, Hila, Deliu, Lushkja, Hasani, Abazaj, Kaina.

Trajner: Julian Ahmataj

DINAMO: Sali, Marku, Hoxha, Behiratçe, Smaçi, Gudiabi, Karamba, Lorran, Zabërgja, L. Vila, Denison.

Trajner: Dritan Mehmeti

WhatsApp Image 2023-10-28 at 12.54.04

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"