VIDEO/ Tension në stadiumin “Loni Papuçiu”, tifozët e Vorës godasin me stol arbitrin Ziri në kokë, i cili bie pa ndjenja në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2023 | 12:45

VIDEO/ Tension në stadiumin “Loni Papuçiu”, tifozët e Vorës godasin me stol arbitrin Ziri në kokë, i cili bie pa ndjenja në fushë

Apolonia-Vora e luajtur në stadiumin “Loni Papuçiu” është shoqëruar me momente tensioni, ku nuk kanë munguar edhe veprimet antisportive të tifozëve miq. Apolonia ka fituar takimin në shifrat 2-1, ku goli i fitores ka ardhur në fund me anë të një penalltie.

apol

Padyshim kjo gjë i ka acaruar tifozët e Vorës, të cilët kanë hedhur stola në fushë, ku njëri ka goditur gjyqtarin e katërt Blerim Ziri, i cili për disa momente ka humbur ndjenjat dhe ka marrë ndihmën mjekësore. Tifozët miq kanë shkatërruar edhe rrethimin e tribunës duke hyrë në fushë. Ka qenë vetë klubi i Apolonisë që e ka denoncuar incidentin përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook” shoqëruar edhe me një video të momentit të incidentit.

apolonia

Ja postimi i klubit fierak:

“Në ndeshjen e luajtur sot në stadiumin “Loni Papuçiu” tifozët e FK Vora kanë goditur gjyqtarin e katërt, Blerim Ziri, me stol, i cili humbi dhe ndjenjat për disa momente. Ai mori ndihmën e parë nga stafi mjekësor dhe pankina e FK Apolonia. Tifozët e FK Vora hodhën stola në fushë, shqyen rrethimin dhe hynë në fushë. Apolonia edhe pse me 10 lojtarë në fushë luajti shumë mirë dhe arriti të fitonte ndeshjen.”

 

 

 

MOMENTI I TENSIONIT (VIDEO)

;

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"