VIDEO/ Tension në ndeshjen e sotme në Kategorinë e Dytë, Besëlidhja-Veleçiku, 2 kartonë të kuq për dy minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2023 | 16:53

VIDEO/ Tension në ndeshjen e sotme në Kategorinë e Dytë, Besëlidhja-Veleçiku, 2 kartonë të kuq për dy minuta

Dhuna e tensioni në futbollin shqiptar nuk ka fund. Kryesisht ngjarje të tilla ndodhin në kategoritë inferiore, siç ishte edhe rasti i sotëm në ndeshjen e Kategorisë së Dytë mes besëlidhjes dhe Veleçikut, ku gjyqtari nxori 2 kartonë të kuq për dy minuta për ekipin koplikas.

sherr k2

Në të 57′ sulmin Danaj  pengohet në zonën e Veleçikut dhe penallti. Pas akordit të penalltisë Çokaj i Veleçikut proteston tek gjyqtari, ky i nxjerr kartonin e kuq në të 59-ën. Më vonë në të 61′-ën minutë ishte portieri Lopçi që shkon te gjyqtari duke protestuar me forcë, kësisoj gjyqtari i nxjerr edhe këtij kartonin e kuq, kështu Veleçiku mbetet me 9 futbollistë. Në minutën e 63-të ishte D. Marku që ekzekuton penalltinë duke e kaluar Besëlidhjen në avantazh dhe 2-1.

Momenti i tensionit  (VIDEO)

PRENG  GJIKOLA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"