Postuar: Janar 29, 2023 | 9:41
VIDEO/ Të dy shënuan gola ndaj Atletiko Madrid, por shikoni çfarë ndodhi mes Benzemasë dhe Vinicius në dhomat e zhveshjes
Real Madridi mposhti Atletiko Madridin me rezultatin 3-1 të enjten në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Mbretit në Spanjë. Autorët e golave ishin Rodrigo, Benzema, Vinicius dhe Alvaro Morata.
Pas sfidës futbollistët e “Los Blancos” kanë shkuar në dhomat e zhveshjeve për të festuar. Në një moment Benzema i afrohet Viniciusit për ta takuar, dhe ky i fundit i thotë: “Merita tek goli yt më takon mua”.
Francezi thjesht qesh dhe largohet duke vazhduar të takojë shokët e tjerë të ekipit. Ky moment është bërë viral në rrjet.
PANORAMASPORT.AL
