VIDEO/ Te Barça kanë probleme me “tiktokerat”, mbrojtësi del nga makina dhe përballet në rrugë me ta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2024 | 21:33

VIDEO/ Te Barça kanë probleme me “tiktokerat”, mbrojtësi del nga makina dhe përballet në rrugë me ta

Barcelona po përballet në këto vite me situata shumë të pazakonta, por shqetësimi i fundit i katalanasve është me të vërtetë shumë i veçantë. Me sa duket, te Barcleona kanë një problem serioz me ‘tiktokerat”.

sdfsdffdsfsdfsdsfd

Në rrjetet sociale sot ka qarkulluar gjerësisht një video ku shihet Inigo Martinez i cili del nga makina e tij dhe përballet me një djalosh të ri, ndërsa të tjerët e filmojnë në ambientet jashtë qendrës stërvitore. AI i drejtohet atij duke e paralajmëruar që të mos e fyejë më as ai dhe as shoku i tij.

Pamjet janë shpërndarë kudo dhe fillimisht është menduar se mbrojtësi nuk kishte mbajtur më nervat me ndonjë ndjekës të tijin. Por mediat spanjolle bëjnë të ditur se te Barcelona, personazhe të cilët duan të bëhen të famshëm në rrjetet sociale, përdorin çdo lloj mënyre për të regjistruar video që bëhen virale, të cilat i shpërndajnë kryesisht në “TikTok”.

“BeSoçer” shpjegon se persona të ndryshëm provojnë vazhdimisht të dalin para makinave të futbollistëve, apo i fyejnë, në mënyrë që të marrin çdo lloj reagimi prej tyre. Ka raste që kërkojnë edhe autografe, fanella apo kujtime të tjera, të cilat mundohen më pas t’i shesin nëpërmjet publikimeve të tyre.

Kjo ka shtyrë Barcelonën që të kontaktojë vazhdimisht policinë dhe të kërkojë nga kjo e fundit që të paktën të largojë persona të tillë nga ambientet pranë qendrës sportive. Dhe me sa duket, dy personat me të cilët u përplas Inigo Martinez, ishin përsëritës për ngjarje të tilla.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"