VIDEO/ Takat në fytin e futbollistit të Romës, mbrojtësi i Ludogorets bën ndërhyrje horror në Ligën e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2022 | 23:40

VIDEO/ Takat në fytin e futbollistit të Romës, mbrojtësi i Ludogorets bën ndërhyrje horror në Ligën e Europës

Një ndërhyrje horror u regjistruar në “Olimpico” në sfidën mes Romës dhe Ludogorets që përfundoi me rezultatin 3-1.

shkelmi ne fyt

Në minutën e 88-të, mbrojtësi Olivier Verdon i Ludogorets, i vendosi takën në fyt futbollistit të Romës, Zalevski, teksa ky i fundit u rrëzua në tokë gjatë një dueli brenda zonës. Pas konsultimit me sistemin VAR, gjyqtari i sfidës e ndëshkoi me karton të kuq mbrojtësin nga Benini. Një ndërhyrje vërtet e frikshme nga ana e 27-vjeçarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"