VIDEO/ Surprizon Broja, sulmuesi i Kombëtares rikthehet në stërvitje me Çelsin dhe prek topin pas 3 muajsh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2023 | 12:45

VIDEO/ Surprizon Broja, sulmuesi i Kombëtares rikthehet në stërvitje me Çelsin dhe prek topin pas 3 muajsh

Një lajm i mirë vjen nga klubi i Çelsit. Armando Broja është rikthyer në stërvitje. Sulmuesi ka nisur me stërvitje intensive në palestër dhe në disa ushtrime i ka realizuar edhe me top.

broja

Gjithçka bëhet e ditur në faqen zyrtare të Çelsit në “Instagram”, ku nëpërmjet një videoje të shkurtër shihet edhe rikuperimi i shpejtë që po bën sulmuesi i Kombëtares.

Për fat të keq ai nuk do të jetë nën urdhrat e trajnerit Silvinjo për ndeshjen me Poloninë, teksa shpresohet që 21-vjeçari të rikthehet në dy ndeshjet e qershorit, që mesa duket, me këto ritme, të cilat sulmuesi po punon, nuk do të jetë problem. Broja është jashtë që prej muajit dhjetor dhe koha e rikuperimit u caktua në gjashtë muaj.


View this post on Instagram

A post shared by Chelsea FC (@chelseafc)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"