VIDEO/ Surpriza e pabesueshme! Senegali mposht Ekuadorin dhe kualifikohet në fazën tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2022 | 22:22

VIDEO/ Surpriza e pabesueshme! Senegali mposht Ekuadorin dhe kualifikohet në fazën tjetër

Senegali mbposht Ekuadorin me rezultatin 2-1 duke kaluar kështu në fazën tjetër.

8

Në një ndeshje të dominuar plotësisht dhe me shumë raste, ata renditen në vendin e dytë në grupin A.

Pavarësisht shumë tentativave, ndeshja u zhbllokua në minutën e 44’ me Ismaila Sarr. Ai nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke kaluar në avantazh ekipin e tij. Kështu pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 për Senegalin.

Por kulmi i sfidës ndodhi gjatë pjesës së dytë në minutën e 68’ dhe 70’. Kaisedo riktheu baraspeshën duke iu kthyer shpresat ekipit të tij, por pas dy minutash Kulibali iu prishi festën dhe vulosi fitoren e ekipit të tij.

PËR RENDITJEN DHE KALENDARIN KLIKONI KËTU.

EKUADOR 1-2 SENEGAL

68′ Kaisedo/ 44′ Ismaila Sarr (P), 70′ Kulibali

WhatsApp Image 2022-11-29 at 6.23.17 PM

NGJARJET KRYESORE

90’+8′ Përfundon sfida!

90′ Jepen 6 minuta shtesë.

70′ GOOOL SËRISH SENEGALI! Kulibali shënon golin e dytë duke kaluar sërish në avantazh ekipin.

68″ GOOL EKUADORI! Në një rrëmujë në zonë, Kaisedo përfiton dhe shënon golin e parë në këtë ndeshje për ekipin e tij.

63′ Del nga fusha e lojës Estrada dhe hyn Reasco.

52′ Starton pjesa e dytë.

51′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Jepen 6 minuta shtesë.

44′ GOOL SENEGALI! Ismaila kalon në avantazh ekipin e tij duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.

42′  Ismaila Sarr fiton një penallti dhe bëhet gati për ta ekzekutuar.

35′ Senegali tenton sërish, por Galindez mban portën të paprekshme.

23′ Ismaila frikëson portierin e Ekuadorit, godet topin, por përfundon sipër traversës.

10′ Sërish senegalezët në aksion, futen në zonë, por nuk arrijnë të gjejnë golin.

8′ Senegal e nis me zjarr sfidën. Dia i rrezikshëm në zonë, por e dërgon topin jashtë fushës.

1′ Starton sfida.

FORMACIONET ZYRTARE

1

2d6aba7e-7daa-4caa-a7be-0bc69deb7699

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"