VIDEO/ Supergoli në minutën e fundit nuk i mjafton Kukësit, Tirana merr tre pikët e radhës në transfertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2023 | 23:56

VIDEO/ Supergoli në minutën e fundit nuk i mjafton Kukësit, Tirana merr tre pikët e radhës në transfertë

Tirana ka fituar përballë Kukësit në transfertë me rezultatin 1-2, sfidë e vlefshme për javën e katërt të “Abissnet Superiore”.

bandicam 2023-09-18 17-39-06-194

Pjesa e parë ishte e përgjumur, me asnjë rast të rrezikshëm që nuk u regjistrua nga të dyja skuadrat.

Në të dytën mendoi Hilan, i cili ndëshkoi portierin Tafas duke kaluar në avantazh bardheblutë.

Verilindorët kërkuan të barazonin sfidën, por në momentin më të mirë të tyre, ishte Doka ai i cili shënoi dhe të dytin e hodhi “KO” vendasit.

Në minutën e fundit të takimit ishte Mario Beshiraj i cili realizoi një supergol, por që vlejti vetëm për statistikë.

Kështu Tirana vazhdon të jetë në vendin e parë me 10 pikë, ndërsa Kukësi në vendin e fundit pa asnjë pikë të grumbulluar në katër javë.

REZULTATI:

KUKËSI 1-2 TIRANA

Beshiraj 90+8′ / Hila 52′, Doka 82′

KOMENTI LIVE:

90+9′ Mbyllet sfida me fitoren e Tiranës 1-2!

90+8′ GOOOL KUKËSI 1-2/ Beshiraj bën një kthesë fantastyike dhe ndëshkon portierin Lika. (VIDEO)

90+2′ Zëvendësim i dyfishtë te Tirana. Largohen Lulaj dhe Hila, në vendet e tyre futen Mici dhe Tole.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

82′ GOOOL TIRANA 0-2/ Latifi lëviz bukur në zonë dhe hedh një top për Dokën, me këtë të fundit që e çon në rrjetë. (VIDEO)

81′ Zëvendësim te Kukësi. Largohet Basha, në vendin e tij futet La Torre.

80′ Jonuzi shakkton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

79′ Hoxhallari shaktkon një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

76′ Zëvendësim i dyfishtë te Tirana. Largohen Hasani dhe Lushkja, në vendet e tyre futen Qefalija dhe Najdovski.

75′ Zëvendësim te Kukësi. Largohet Duka dhe në vendin e tij futet Mbarak.

73′ Abazaj rrëzohet në zonë dhe proteston për një 11-metërsh, por gjyqtari Myrtja e lë lojën të vazhdojë. (VIDEO)

63′ Beshiraj provon me kokë brenda zonëz, por Lika i thotë “JO” golit duke kryer një superpritje. (VIDEO)

62′ Latifi provon nga distanca me të djathtën, me topin që shkon shumë larg kuadratit.

61′ Zëvendësim te Tirana. Largohet Kaina dhe në vendin e tij futet Abazaj.

57′ Basha provon të rrotullohet dhe gjuan me të djathtën, por topi shkon mbi kuadrat. (VIDEO)

55′ Hila shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

52′ GOOOL TIRANA 0-1/ Hila ndodhej në vendin e duhur, në kohën e duhur dhe godet duke çuar topin në rrjetë. (VIDEO)

48′-49′ Hila rrëziohet në zonë pas një përplasje me Momoh, me bardheblutë që pretendojnë për penallti. Pas sinjalit nga VAR, gjyqtari vendos të vazhdojë lojën. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë!

45+4′ Mbyllet pjesa e parë!

45+3′ Salami tenton të godasë vetë brenda zonës, por Lika ndal gjuajtjen e futbollistit të Kukësit. (VIDEO)

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

44′ Jonuzi gjuan nga distanca, por Tafas e ndal pa probleme.

39′ Hasani provon me një gjuajte nga distanca, e cila shkon jashtë kuadratit.

38′ Salami shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

31′ Zëvendësim i detyruar për Kukësin. Largohet Smajli i dëmtuar dhe në vendin e tij futet Beshiraj.

26′ Smajli merr një dëmtim pas një përplasje me Lulajn dhe gjyqtari ndalon lojën. (VIDEO)

27′ Kaina tenton të godasë me kokë, por shkakton faull brenda zonës ndaj Lamçes.

21′ Kaina provon me kokë, por tentativa e tij shkon shumë larg kuadratit.

20′ Latifi hedh një krosim të rrezikshëm në zonë, me Zhongon që e çon topin në goditje këndi.

15′ Lojë e balancuar e të dyja skuadrave, me topin që kalon nga njëra anë e fushës në tjetrën.

1′ Starton sfida në “Kukës Arena”!

FORMACIONET ZYRTARE:

KUKËSI: Tafas, Lamçe, Reçi, Zhongo, Duka, Basha, Momoh, Fejzaj, Salami, Rivas, Smajli.

Trajner: Stavri Nica

TIRANA: Lika, Doka, Lulaj, Hoxhallari, Përgjoni, Lushkja, Jonuzi, Hila, Hasani, Latifi, Kaina.

Trajner: Orges Shehi

465465465

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"