VIDEO/ Supergol nga goditja e dënimit, portieri dhuron “show” në Kupën e Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2023 | 9:11

VIDEO/ Supergol nga goditja e dënimit, portieri dhuron “show” në Kupën e Shqipërisë

Oriku kualifikohet në Kupën së Shqipërisë. Bregdetarët mposhtën 2-0 Pogradecin dhe tashmë bëhen gati që të përballen me Dinamo në turin tjetër.

gfjg

Golat u shënuan nga portieri Akhmed Bunkohev dhe Leonard Ovusu. Vendësit e kërkuan me ngulm fitoren, ndryshe nga miqtë që kishin udhëtuar me rezervat. Në nisje të takimit, iniciativën e kanë vendësit. Pavarësisht se me lojtarë të rinj, organizohet mirë dhe dalin disa herë në sulm. Blaceri dhe Torollari nuk gjejnë dot rrjetën, ndërsa Elmas ndalet nga trau. Në limitet e pjesës së parë, zhbllokohen edhe shifrat. Edhe pse rastet i kishin miqtë, golin e bënë vëndësit. Dhe kush do të thoni ju, portieri.

Një goditje dënimi në 18 metra distancë merret përsipër prej rusit, që gjen direkt kuadrin dhe mposht homologun e tij. Në shifrat 1-0 ekipet shkojnë në pushim, ndërsa e dyta me të njëjtat formacione. Orikasit janë cinikë dhe sa u vjen mundësia shënojnë të dytin. Është Ovusu që nuk fal në të 68-ën. Në minutat shtesë Mançellari ka mundësi të ngushtojë shifrat, por nuk ka saktësi. Oriku kualifikohet, ndërsa në turin e dytë dhe Sherif Idrizaj nuk ka si të mos jetë i kënaqur.

Pas ndeshjes, trajneri tha: “Nuk e kemi objektiv Kupën. Kjo ishte një ndeshje që na shërben për moralin e djemve. Të dielën luajmë me po të njëjtin kundërshtar për kampionat dhe jemi të fokusuar aty. Ndërsa sa për Kupën do të respektojmë garën”.

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"