VIDEO/ Supergol i Fernandos dhe 2 kartonë të kuq nga Jorgji, Egnatia triumfon kundër Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2024 | 23:55

VIDEO/ Supergol i Fernandos dhe 2 kartonë të kuq nga Jorgji, Egnatia triumfon kundër Vllaznisë

Egnatia ka mposhtur Vllazninë me rezultatin 1-0 në ndeshjen e vlefshme për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

egnatia

Sfida u zhbllokua në minutën e 30′ nga Fernando falë një supergoli. Më pas Vllaznia ngeli me 10 lojtarë për shkak së Stojanovic u ndëshkua me karton të kuq. Kështu u mbyll pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë të lojës, shkodranët tentuan të barazojnë por nuk ja dolën. Teksa në të 80-ën ngelën me 9 lojtarë për shkak të kartonit të kuq që mori Hakaj. Rrogozhinasit tentuan të përfitojnë për të shënuar golin e dytë por pa rezultat.

Kështu ndeshja e parë u mbyll me fitoren e Egantias, ndërsa kualifikimi për në finalen e Kupës së Shqipërisë do të vendoset në “Loro Boriçi” me 24 prill.

EGNATIA 1-0 VLLAZNIA

30′ Fernando

NGJARJET KRYESORE

90’+3′ Mbyllet sfida me fitoren e Egnatias.

90’+1′ Zejnullai ndërhyn ndaj Boshnjakut, shkodranët kërkojnë karton të kuq por Jorgji nxjerr të verdhin.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

90′ Boshnjaku ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Drame.

88’ Fernando lë fushën e lojës, ka minuta për Lubas.

82’ Largohet nga fusha Ibrahimoglu, në lojë futet Xhoel.

80′ Mala lë fushën e lojës, ka minuta për Çobën.

78’- 80’ Jorgji ndëshkon me karton të kuq Esin Hakaj pasi ku I fundit ndëhyn me takë kundër Fangajt. (VIDEO) + (VIDEO)

72’ Malota lëshon predhën me të djathtën, Qarri bën një pritje fantastike. Rrogozhinasit kërkojnë penallti pas një shtyrje të Dylis. (VIDEO) + (VIDEO)

70’ Fernando harkon në zonë dhe Dylis tenton të gjejë kuadratin por nuk arrin të shënjestrojë si duhet. (VIDEO)

64’ Largohet Spahiu, në lojë futet Drame.

58’ Balaj gjuan me të djathtën drejt portës së Egnatias, Sherri bën heroin duke mbajtur të paprekur rrjetën. (VIDEO)

55′ Largohet Gruda, në lojë futet Pusi.

54’ Spahiu tenton të nisë një kundërsulm të rrezikshëm por Mala ia ndërpret.

48′ Spahiu harkon nga këndorja dhe Malota gjuan me kokë, por largon Krymi duke ia dërguar topin Fernandos. Ky i fundit gjuan fluturimthi por sfera shkon jashtë. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë, nuk ka ndryshime nga trajnerët.

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

41’ Alivoda shkakton faull ndaj Fernandos, Jorgji e ndëshkon me karton të verdhë.

33’-36’ Stojanoviç ndërhyn ndaj Zejnullait dhe ky i fundit rrëzohet në fushë. Ka protesta nga rrogozhinasit dhe Jorgji shkon në VAR. Pas rishikimit ai e ndëshkon me karton të kuq futbollistin e Vllaznisë duke i lënë me 10 lojtarë shkodranët (VIDEO)

30′ GOOOL EGNATIA 1-0/ Fernando merr një top të mirë jashtë zonës dhe me të djathtën lëshon predhën drejt portës së Vllaznisë. Braziliani mposht me “samba” portierin Qarri. (VIDEO)

29’ Spahiu tenton të zhbllokojë sfidën, por Qarri tregohet i vëmendshëm dhe bën një pritje të mirë. (VIDEO)

24’ Aksion i rrezikshëm nga Montenegro, Stojanoviç i prish planet.

21’Boshnjaku gjuan nga goditja e lirë drejt portës, topi shkon drejt e në duart e Sherrit. (VIDEO)

14’ Fernando gjuan me të majtën dhe provon të gjejë portën, topi përfundon mbi traversë. (VIDEO)

12’ Ndreca tenton të pasojë për Ibrahimoglu, por Stojanoviç ndodhet aty dhe largon rrezikun nga zona.

8′ Spahiu gjuan drejt portës dhe për pak shkund rrjetën e Qarrit, por Alivoda devijon topin duke e dërguar në këndore. (VIDEO)

4′ Boshnjaku lëshon predhën drejt portës, Sherri bën një pritje të mirë. (VIDEO)

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

EGNATIA: Sherri, Fangaj, Malota, Dylis, Ndreca, Aleksi, Fernando, Zejnullai, Spahiu, Montenegro, Ibrahimoglu

Trajneri: Edlir Tetova

VLLAZNIA: Qarri, Sala, Stojanoviç, Juriç, Hakaj, Krymi, Alivoda, Boshnjaku, Mala, Balaj, Gruda

Trajneri: Qatip Osmani

WhatsApp Image 2024-04-03 at 2.39.23 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"