VIDEO/ Sulmuesin e Realit e tradhtojnë nervat dhe godet me grusht kundërshtarin, por gjyqtari e fal
Një ngjarje aspak e hijshme u regjistrua në elitën e futbollit brazilian, ku protagonist u bë talenti 17-vjeçar, Endriks, kartoni i të cilit është blerë nga Reali për 60 milionë euro. Endrik i cili është pjesë e Palmerias, do të qëndrojë në Brazil deri sa të mbush 18 vjet në korrik të vitit të ardhshëm dhe më pas do të bëhet pjesë e klubit madrilen.
Sulmuesi u rikthye për të luajtur për Palmeiras në sfidën e së dielës në kampionatin brazilian ndaj Fortalezas, teksa u tradhtua nga nervat, duke goditur me grusht kundërshtarin.
Po luhej minuta e 55-të e ndeshjes dhe Palmeiras ishte në disavantazh prej një goli kur Endrik grushtoi futbollistin e Fortalezas.
Ai menjëherë ra në tokë dhe kërkoi ndihmë mjekësore, por Endrik nuk mori as karton të verdhë në atë që në të shumtën e rasteve ndëshkohet me përjashtim nga loja. Çuditërisht gjyqtari e fali talentin brazilian.
Jogadores do Fortaleza pediram a expulsão de Endrick nesse lance com Titi, defensor da equipe da casa pic.twitter.com/FdzCP6J4SC
— ge (@geglobo) November 26, 2023
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"