VIDEO/ Sprinteri shqiptar shkëlqen me dy vende të para në mitingun ndërkombëtar, i afrohet rekordit në 100 metra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2023 | 20:41

VIDEO/ Sprinteri shqiptar shkëlqen me dy vende të para në mitingun ndërkombëtar, i afrohet rekordit në 100 metra

Atleti shqiptar Franko Burraj ka siguruar një tjetër rezultat të rëndësishëm në arën ndërkombëtare teksa ka përfaqësuar Shqipërinë në një Miting Ndërkombëtar në Bar të Malit të ZI.

burraj

Sprinteri shkodran, ka fituar sot në garat e 100 dhe 400 metrave në këtë aktivitet, duke shfaqur një rritje të ndjeshme dhe duke iu afruar kohëve më të mira në historinë e atletikës shqiptare.

Koha 10,65 sekonda që Burraj dhuroi në garën e 100 metrave, ishte e dyta më e mirë në historinë e sprintit shqiptar, vetëm 0,09 sekonda larg rekordit të vendosur 20 vite më parë nga Arben Makaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"